media

Je suis Kazan

Postuar në 10 Nëntor, 2017 09:06

E sigurtë është se Baton Haxhiut i duhet fare pak punë të bëhet qesharak. Në pozat dhe në radhojtë me fjalë të thara nga kuptimi, por gjithë aromë për nga lajkatimi.

Radhoj të varur në gozhdën e pushtetit, alter egoja e të cilit kërkon të bëhet dhe me sa duket është.

Për median dhe kundër medias

Postuar në 09 Nëntor, 2017 20:34

Po përcjellim më poshtë fjalën e kryeministrit Edi Rama, mbajtur sot në Konferencën “Ballkani Perëndimor në Ditën Ndërkombëtare të Medias”, zhvilluar në Tiranë. Meqenëse fjala e kryeministri ka provokuar debate, meqenëse është parë si sulm ndaj medias në vend se një kritikë, menduam të japim të plotë(minuta 8:30). 

Fevziu: Dy shërbime të huaja kërkuan ndihmën e medias për të publikuar të dhëna për krimin shqiptar

Postuar në 11 Tetor, 2017 21:18

Blendi Fevziu ka deklaruar sot në një intervistë për emisionin “Fakt” në “syri.net” se situate me krimin në Shqipëri është serioze në maksimum dhe po shqetëson seriozisht partnerët e vendit tonë. Fevziu ka zbuluar se të paktën dy shërbime partnere të Shqipërisë i kanë kërkuar atij si drejtues i emisionit “Opinion”, apo medias ku ai punon që të publikojë të dhënat se paratë e krimit në Hollandë po investohen në Shqipëri dhe se krimi shqiptar në Hollandë ka mbështetje nga njerëz me pushtet në Tiranë.

Duhet të mësojmë të dëgjojmë

Postuar në 01 Tetor, 2017 11:24

Gazetarët – dhe sidomos ata grekë në veçanti – kanë shumë dëshirë të flasin. Shumë. Por është  e rëndësishme që ne të mësojmë po ashtu të dëgjojmë, siç është zbuluar, shpesh në mënyrë brutale nga mediat e huaja në botë. 

SHBA, tani në dosjet e emigrantëve edhe të dhëna të hollësishme të profilit të tyre në rrjetet sociale

Postuar në 29 Shtator, 2017 08:36

Privatësia po pëson erozionin më të madh, ndonëse, apo pikërisht pse jetojmë në kohën e lirisë së informacionit. Një rregullore e re e publikuar në Regjistrin Federal të SHBA, parashikon se Departamenti i Sigurisë së Brendshme, ka të drejtë të mbledhë të dhënat e hedhur në mediat sociale për/nga emigrantët, qoftë atë me leje të përhershme, qoftë ata të natyralizuar.

Pandemia Facebook - audienca e medias në varësi të "panairit global" online

Postuar në 23 Shtator, 2017 11:43

Media sociale bëri prezantimin e vet themelor me Pranverën Arabe. Janë emblematike pamjet e sheshit "Tahrir" në Kajro të Egjiptit, kur mijëra njerëz mbanin të veshur bluza “I love Facebook” – “E dashuroj Facebook”. Rrjetet sociale kishin kapilarizuar si asnjëherë më parë pakënaqësinë duke u transformuar në një rrjet të pandalshëm komunikimi dhe jashtë kontrollit konvencional të qeverisë. 

"Melankolia” e një pjese të medias për fatin politik të Majlinda Bregut

Postuar në 08 Shtator, 2017 21:47

Është e pabesueshme dhe befasuese sesi media apo gazetarë pranë pushtetit apo pushteteve nga më të ndryshmet në Tiranë, riciklojnë, apo më saktë suvatojnë në fasadën e diskutimit publik gjithfarë imazhesh të politikës. Rasti më i fundit dhe i “çuditshëm” është ai ish-ministres së Integrimit dhe ish-deputetes së PD-së, Majlinda Bregu. 

Sky Tv dhe debati për ofertën e Murdoch - një rast i dobishëm për gjykimin mbi mediat

Postuar në 02 Shtator, 2017 19:47

Ed Miliband, ish-drejtues i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, aktualisht deputet, shkruan në gazetën “The Guardian” për një operacion të madh që po ndodh në median e këtij vendi. Grupi Murdoch që zotëron 21st Century Fox, News Corp, Times, The Sun, Wall Street Journal etj., po synon të blejë 100% të aksioneve të Sky Tv. Kjo për Miliband është shqetësuese jo në sensin e një operacioni në treg, por nisur nga disa konsiderata etike që sipas tij kërcënojnë higjenën e ushtrimit të lirisë së shprehjes dhe ndoshta vetë këtë të fundit.

Nën darën e gjeneralëve dhe të medias

Postuar në 23 Gusht, 2017 22:33

Marrëdhënia e mediave krysore amerikane me administratën e Trump ka kaluar në armiqësi të hapur duke denatyralizuar rolin e të dyja palëve. Ndonëse Donald Trump po bind shumicën e njerëzve se ai krijon probleme jo të vogla me sjelljen në drejtimin e ekzekutivit në ShBA, sulmet ndaj tij janë të këtilla që lënë në hije reagimet verbalisht iracionale të tij. 
Një i tillë është edhe një shkrim në “The Washington Post” me autor Philip Rucker dhe Robert Costa, i pari reporter me përvojë në mbulimin e zhvillimeve politike në Kongres dhe Shtëpinë e Bardhë. 

Lista e Facebook, një paralele me publikimin e "Raportit konfidencial të OSBE"

Postuar në 13 Korrik, 2017 08:37

Kryeministri Edi Rama reagoi dje në mbrëmje rreth qëndrimeve të shprehura gjatë ditës për publikimin prej tij të listës së 100 personave të administratës dhe sistemit të drejtësisë për të cilët ka patur ankesa oniline. Ndër të tjera Kryeministri thotë:

Po jap një sqarim për kë ka veshë të dëgjojë:

Pages

Subscribe to RSS - media