mbreti salman

Garë fotosh, asgjë më shumë

Postuar në 07 Shkurt, 2019 22:37

Ekonomi, turizëm, trashëgimi kulturore dhe plane të përbashkëta investimesh, me vullnetin e çeljes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve

Kështu njofton sot në Facebook kryeministri Edi Rama, i cili për vizitën e tij në Arabinë Saudite ka postuar 22 foto. Rama ëhstë takuar me mbretin Salman dhe zyrtarë të tjerë, duke shmangur megjithatë njeriun kyç të vendit, princin e kurorës, Mohammad bin Salman, i përfolur se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jammal Khashoggi.

Mbreti i Arabisë Saudite harxhon 100 mln $ për pushimet e verës në Marok

Postuar në 22 Gusht, 2017 09:07

Mbreti Saudi Selman ka harxhuar 100 milionë dollar për pushimet e verës që i ka bërë në Marok. Ai u prit në aeroportin e Tangierit nga kryeministri Saadeddine Othmani për të vijuar mandej në pallatin e tij veror.

1000 njerëz shoqëronin mbretin Selman, ndërkohë që këshilltarët, ministrat dhe të afërmit u rregulluan në hotelet më luksoze të qytetit. Vizita e mbretit ishte një moment shumë i mirë për ekonominë lokale dhe sipas të dhënave vetëm shifra e harxuar parashikohet të zërë 1.5% të të ardhurave nga turistët e huaj.

Subscribe to RSS - mbreti salman