mbishkrimi

“Putin është gay”, lajmi që u censurua për çështje imazhi

Postuar në 03 Prill, 2019 10:32

Viktimë e legjislacionit që parashikon burgimin për ata që "ofendojnë" qeverinë dhe presidentin Putin është bërë  një mbishkrim në fasadën e ndërtesës së Ministrisë së Brendshme ruse, ku shkruhej se “Putin është gay"”.  Lajmi i botuar fillimisht në agjencinë  “Tjournal” dhe disa portale u tërhoq me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.

Të paktën pesë portale u detyruan të tërheqin lajmin pas ndërhyrjes së Shërbimit Roskomnadzor, i cili shpërndau për mediat një urdhëresë të posaçme.

Zbulohet në Anadoll mbishkrimi më i vjetër në Europë

Postuar në 31 Maj, 2017 16:24

Arkeologët turq kanë zbuluar atë që besohet të jetë mbishkrimi më i vjetër në Anadoll, por edhë në Europë. Zbulimi është bërë në Acemhöyük Mound në provincën Aksaray, ku besohet se mori jetë një nga mbretëritë më të vjetra të Anadollit Qendror. Gërmimet nisën në vitin 1982 dhe deri më tani janë identifikuar 12 shtresa arkeologjike që datojnë deri në 4500 vjet më parë. Mbishkrimi është mbi një peshë kristali që shërbente për shkëmbime tregëtare. Ajo i përket epokës së bronzit – 2250 vjet p.e.s dhe mbi të ka mbishkrime me shkrim kuneiform.

Luftë mbishkrimesh në Kalanë e Lezhës. Ministrja e Kulturës: “Nuk fshihen gjurmët e origjinave tona të lashta kudo në territor”

Postuar në 24 Shtator, 2015 12:22

Një pllakat ku shkruhej “Sulltan Sulejman” në hyrje të Kalasë së Lezhës është pasuar me disa mbishkrime ditën e Bajramit ku shkruhej: “Mos u shitni te osmanët”.  Ngjarja ka procokuar reagime të mëdha. Në këtë kuadër ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ka shprehur kështu revoltën e saj: “Mos kini frike nga monumentet e kultures!  Aq me shume ne nje dite feste paqeje dhe urimesh e perkushtimi per Tjetrin, denoj me force çdo veprim qe cenon kulturen, trashegimine, gjurmet e historise, monumentet e kultures siç te paret na i kane lene!

Subscribe to RSS - mbishkrimi