Mazniku

Kërkohet burg për tre gjyqtarët e Durrësit. Do të ndiqet ky standard për Mazniku-Fusha?

Postuar në 11 Shtator, 2019 15:41

Tre gjyqtarët e Durrësit që u akzuan se përfituan pagesa të paligjshme nga të tretë, një prej të cilave edhe ajo për të parë ndeshjen Real Marid-Barcelona, kanë marrë pretencën e prokurorisë për 3.5 vjet burg. Petrit Ceno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri janë tre gjyqtarët që në rast dënimi do të përfitojnë uljen e dënimit me 1/3, sepse procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda më 9 korrik. Ndërsa për biznesmenin Namik Sadiku, për të cilin gjyqtarët favorizuan një vendim, është kërkuar 2 vite burg. Pazari ka qenë i thjeshtë: biznesmeni ka

Dy standarde qëndrimi publik nga Bashkia e Tiranës

Postuar në 04 Shtator, 2019 14:53

Prokuroria është detyruar të nisë hetimet, apo vlerësimin ligjor për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, që sipas raportimeve mediatike ka fjetur në një hotel në Barcelonë me 908 euro nata, paguar nga kompania “Fusha”. Ligji ndalon dhurime të kësaj natyre dhe tashmë Mazniku do të duhet që të kalojë formalisht në hetim. Nuk është vetëm emri i kompanisë që përbën rast të dyshimtë, por edhe qëndrimi publik I Bashkisë së Tiranës.

Asnjë prononcim, asnjë qëndrim, asnjë koment për këtë që ndodhi.

Videolajm/Inspektorët e tallashit dalin në terren

Postuar në 31 Korrik, 2019 13:40

Një ditë pas konstituimit të këshillit Bashkiak të Tiranës, mediave dhe publikut u serviret “teatri” i radhës, ku vartës të Veliajt inspektojnë zonën pas teatrit dhe flasin për cilësinë e tallashit. Nuk kishte asnjë dilemë se administrata e re Bashkisë ku PS ka shumicën absolute nuk do përdorej në funksion të propagandës së zotit Veliaj.

Mendjehapurit e ndryshimit

Postuar në 11 Shtator, 2018 20:12

Dora e dytë e pushtetit ka nisur atë që mund të quhet fushatë rehabilituese për çështjen e Teatrit. Ndonëse vetëm para pak javësh mbronin me fanatizëm projektligjin “Fusha” për shembjen e godinës ekzistuese dhe ngritjen e kullave, zëdhënësit e Veliajt po bëjnë mendjehapurit, kuptohet pas shuplakës nga BE.

 Bashkisë nuk i mungojnë njerëzit që e përdorin fytyrën sipas nevojave të kryetarit. Nënkryetari Arbën Mazniku shpjegoi për News 24 se pushteti ka përqafuar idenë e hapjes së garës për teatrin

Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, Mazniku: Ulen shpenzimet familjare. Pas 5 vjetësh ujë i pijshëm në rubinet

Postuar në 25 Korrik, 2017 15:21

Nëkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, thotë në një prononcim për Top-Channel se ndërhyrja e tanishme sjell ujë të pijshëm në rubinet pas 5 vjetësh.

Qeresteja pa defter për Erjon Veliajn dhe një opozitë për t’i vënë kryqin

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 23:31

Sot Top –Channel përcolli një lajm mbi ndërtimin e një ure të re tek zona e ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”. Raportimi i kanalit kombëtar në fjalë ka interes të trefishtë: së pari për praktikat që po ndjek Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, e për të cilat ka akuza direkte. Së dyti për mënyrën sesi raporton ky televizion lajmin dhe së treti për rolin e munguar të partisë më të madhe opozitare, asaj që quhet Demokratike.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ankohet për taksën e arsimit. Bashkia: Na duhen lekë

Postuar në 06 Maj, 2016 16:41

Përfaqësuesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë shprehën shqetesimin për pagesën disa herë nga bizneset të taksës  së arsimit per çdo nipt sekondar dhe për pagesën e taksave nga bizneset që nuk janë aktive. Kreu i Komitetit të Taksave dhe Ligjeve në Dhomën Amerikane të Tregëtisë tha se  “i njëjti subjekt pavarësisht sa njësi ka duhet të paguajë po aq herë për të njejtën tarifë të taksës për arsimin”. Sipas tij, subjektet me status pasiv, janë të detyruara të paguajne taksat, pavarësisht se janë në faliment. Argumenti i Bashkisë ishte se për investimet publike nevojiten para.

Pse Erion Veliaj është kundër tramit të Tiranës

Postuar në 12 Janar, 2016 11:33

Bashkia e Tiranës i është futur me mish e me shpirt konçesioneve për parkimet publike dhe bulevardit të ri, siç është shprehur kryetari i saj Erion Veliaj, por nuk ka në plan të çojë më tej një projekt të Lulzim Bashës për tramin e Tiranës që do të modernizonte transportin publik në kryeqytet. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se Bashkia e ka të pamundur të realizojë projektin e tramit në Tiranë si alternativë për shmangien e trafikut për shkak të kostos së lartë.

Subscribe to RSS - Mazniku