mazhoranca

Më mirë Ilir Meta, sesa Edi Rama

Postuar në 19 Tetor, 2015 11:44

Gjithë verën dhe sidomos këtë vjeshtë, thelbi i debateve politike në vend është përqendruar te konflikti Rama-Meta. Çështja shkoi deri aty, sa Spartak Braho, njeri i afërt i Ilir Metës, të flasë për komplot ndaj kreut të LSI-së. Një çështje për korrupsion masiv me mbledhjen e detyrimeve të CEZ, me marrëveshjen për t’u dhënë çekëve 90 milionë euro dhe shmangur arbitrazhin, ishte tagjia bazë e shtypit dhe e akuzave që mbajtën gjallë zhurmën e kësaj lufte.

Thellohet krisja PS-LSI, mazhoranca përçahet edhe në Përmet

Postuar në 09 Tetor, 2015 13:24

Në Tiranë flitet për një paqe mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, por duket se në bazë nuk duket e njëjta gjë. Pas Shkodrës, Dibrës dhe Prrenjasit, edhe në Përmet shënohet një tjetër precedent për ndarje të votave të PS-së me LSI-në. Zgjedhja e sekretarit për Këshillin e Qarkut ka bashkuar votat e socialistëve me të demokratëve. Kandidati socialist, Veli Mehmeti ka fituar me 14 vota pro, dhe tetë kundër të LSI-së. Vetëm një javë më parë në Prrenjas, ka qenë LSI që ka bashkuar votat me PD-në për të bllokuar kandidaturën e PS-së për sekretarin e këshillit.

Me apo pa Ilir Metën

Postuar në 08 Tetor, 2015 12:15

Kryeministri Edi Rama po vazhdon të shmangë një qëndrim publik ndaj kërkesës së aleatit të tij të LSI për ndryshime në qeveri dhe po përpiqet të fitojë kohë duke u takuar me Ilir Metën në dy ditë, aq sa nuk është takuar në dy vjet.

Shënim: I shantazhuar dhe pa kurajo

Postuar në 30 Shtator, 2015 18:01

Ilir Meta duket se i mbijetoi stuhisë politike që u ngrit kundër tij në lidhje me çështjen CEZ. Deklarimet e sotme të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe Bashkim Finos, se koalicioni është solid, i kanë dhënë fund rolit prej spektatori që mbajti Edi Rama në këtë histori, duke shënuar në mos një tërheqje, distancimin nga presioni kundër aleatit të tij.

Shënim: Çfarë është duke pritur Adriatik Llalla?

Postuar në 25 Shtator, 2015 18:35

Kanë mbetur edhe pak ditë për t’u mbyllur shtatori, të cilin kryeprokurori Adriatik Llalla e shpalli muajin e arrestimeve të zyrtarëve të lartë. Por deri më tani, raportet e policisë dhe prokurorisë flasin për ndalime apo arrestime të personave që akuzohen për dhunë në familje, grabitje, vjedhje, mbjellje lëndësh narkotike apo drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Shënim: Protesta ekziston. Asaj i mungon organizmi

Postuar në 22 Shtator, 2015 19:09

Shqipëria është në një luftë politike të vazhdueshme mes dy palëve që njëra-tjetrën e quajnë fundin e perspektivës për shqiptarët. Publiku është në mes dhe duhet të zgjedhë mes dy alternativave, të besojë dhe t’i bindet njërës apo tjetrës palë për rrugën që duhet të marrë, artikuluar si kryqëzime idesh mes partive që periodikisht që ndërrojnë  vendet, në pushtet e në opozitë.  

Reforma në drejtësi, a po shkojmë drejt një presidenti kukull?

Postuar në 16 Shtator, 2015 09:28

Debati teknik per reformën në drejtësi ka nxjerrë në pah një tjetër diskutim përveç morisë së çështjeve që palët nuk bien dakord. Roli dhe kompetencat e presidentit të Republikës që me ndryshimet që pritet t'i bëhen ligjit në kuadër të paketës për drejtësinë bëhen relative.
Pra në varësi të votave me të cilat ai zgjidhet do të jetë më i fortë ose më i dobët. Në draftin që Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend si pjesë e propozimeve për reformën në Drejtësi, kjo është një ndër pikat që pritet të shkaktojë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Shumica rrëzon shpejt e shpejt vërejtjet e Nishanit për arsimin e lartë dhe turizmin

Postuar në 15 Shtator, 2015 14:35

Mazhoranca ka rrëzuar në veprimtarinë e komisioneve parlamentare, të dyja dekretet e presidentit për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë dhe atij për turizmin. Deputetja socialiste Mimoza Hafizi, relatore për ligjin e arsimit ka argumentuar te gjitha pikat dhe kundërshtimet e ardhura nga Presidenti. Pa i bërë asnjë ndryshim projektligjit, deputetja Hafizi deklaroi se ai nuk cenon autonominë financiare, lirinë akademike dhe nuk ka për synim favorizimin e universiteteve private. Ditën e enjte, ligji i rrëzuar do të kthehet në Kuvend për miratim.

Gatishmëria pa skrupuj e mazhorancës për t'u vetëpastruar

Postuar në 15 Shtator, 2015 12:40

Mazhoranca e sheh veten me shpatulla pas murit nga një kauzë e opozitës që fillimisht e injoroi dhe madje tentoi ta shpërfillte duke hyrë në lojë e imponuar nga presioni në rritje i ndërkombëtareve për të kryer procesin e dekriminalizimt, ose thënë më thjeshtë për të larguar nga radhët e saj persona me precedentë kriminalë që janë të veshur me mandatin e deputetit.

Gjithë fajin e ka Saliu?! Jo: Janë të gjithë si Saliu

Postuar në 12 Shtator, 2015 18:10

Partia Socialiste duket se ka menduar ta anashkalojë dokumentin e OSBE-së që bën një përmbledhje të hajdutëve dhe banditëve që janë parlamentin shqiptar. Kuptohet “referuar medias” për të dhënat kryesore. Edi Rama tërheq karrocën e korrupsionit në këtë listë me 200 milionë euro të supozuara, pasuar nga shumë kolegë të tij. Ilir Meta përflitet se ka urdhëruar vrasje në këtë dokument, kurse Sali Berisha...dihet tashmë çdo gjë. Dokumenti po trajtohet në media, ndërkohë që mazhoranca ka menduar t’ia lërë një deputeti si Taulant Balla që të thotë ndonjë gjë.

Pages

Subscribe to RSS - mazhoranca