may

Fundi i rendit anglo-amerikan

Postuar në 13 Qershor, 2017 10:41

Fundi i rendit anglo-amerikan. Kështu titullohet një opinion me autor Nick Bryant në BBC në datën 9 qershor, në të cilin evidentohet dobësia e treguar së fundmi nga SHBA dhe Britania e Madhe si shprehje e mbylljes së një epoke në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sipas Bryant idetë që po gjejnë forcë si veçanësia amerikane, neo-izolacionizmi i Donald Trump me daljen nga marrëveshja Trans Paqësorit dhe Pakti I Parisit, BREXIT dhe tani zgjedhjet e fundnut në Britani, po vënë në pikëpyetje atë rend që u konceptua me Kartën e Atlantikut në vitin 1941 nga Roosevelt dhe Churchill.

Përçarja nga BREXIT, May njofton zgjedhje të parakohshme

Postuar në 18 Prill, 2017 12:43

Zgjedhjet të parakohshme më 8 qershor njoftoi në mesditë kryeministrja britanike Tereza May, në një konferencë të jashtëzakonshme në Doëning Street. Duke shpjeguar vendimin e saj May tha se kur mori detyrën  vendi kishte nevojë për stabilitet dhe se këtë e kishte arritur. Por sipas saj, teksa mes njerëzve ka unitet nuk ndodh e njëjta gjë në parlamentin britanik.

“Jo” Donald Trumpit në Parlamentin britanik

Postuar në 07 Shkurt, 2017 12:50

Kreu i Dhomës së Ulët në Parlamentin britanik, John Bercoë, ka deklaruar gjatë një seance të ditës së hënë se nuk do të dëshironte të bënte një ftesë për presidentin amerikan Donald Trump për të folur para deputetëve. Bercoë, i njohur për karakterin strikt dhe shumë rigoroz në drejtimin e seancave, si dhe për kujdesin thuajse kirurgjikal në ruatjen e etikës, ka deklaruar se “ne e vlerësojmë shumë marrëdhënien tonë me SHBA dhe se nëse një vizitë shtetërore do të realizohet, kjo shkon përtej dhe mbi statusin e kryetarit të Dhomës.

Udhëhiq protestën, unë do udhëheq vendin

Postuar në 01 Shkurt, 2017 13:17

Debate të forta kanë përfshirë Dhomën e ulët të parlamentit britanik rreth vizitës së kryeministres Theresa May në SHBA. Përfaqëesuesi i laburistëve, Jeremy Corbyn, ka deklaruar që kryeministrja të distancohet nga deklaratat e Trump për disa çështje. Po kështu ai ka bërë thirrje që të tërhiqet ftesa për vizitën e Trump në Britani. May ka qenë e vendosur në mbrojtjen e qëndrimeve të veta kur ka thënë se në disa tema presidenti amerikan ka ndryshuar qëndrim.

Pages

Subscribe to RSS - may