marrveshja

Media greke/Finalizohet Marrëveshja e Detit, blloku 1 dhe 2 në Jon i takojnë Greqisë (Harta)

Postuar në 09 Shkurt, 2018 19:52

Arrihet marrëveshja përfundimtare mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ri-demarkacionin e ZEE (Zonave Eksluzive Ekonomike), sipas informacionit të bërë publik në gazetën greke online "energypress.gr". Ky zhvillim sipas gazetës është drejtpërdrejt i lidhur me interesin për kërkimin e hidrokarbureve në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon. 

Pas marrëveshjes që parashikon edhe reformë kushtetuese, Rama: PD, kërcënim për vendin

Postuar në 20 Maj, 2017 14:07

Kryeministri Rama ka nisur një tur bashkëbisedimi në rrethe pas marrëveshjes që mundësoi futjen e PD-së në zgjedhje. Zyra për shtyp e Partisë Socialiste është kujdesur të regjistrojë impresionet e bazës socialiste për këtë marrëveshje, duke i përcjellë publikut një rast domethënës nga Korça.

LSI ironizon marrëveshjen, Blushi dhe PDIU: Bashkëqeverisje PS-PD

Postuar në 18 Maj, 2017 18:59

Marrëveshja Rama-Basha  duket se ka lënë të pakënaqur partitë e vogla. LSI  ka reaguar pas prononcimit të Ilir Metës në dalje të takimit në zyrën e Sali Berishës, ndërsa aleatët e të dy krahëve e nuk e kanë përshëndetur marrëveshjen por as nuk e kanë komentuar.

Reagimi i LSI-së refeflekton dukshëm pozicionin e saj jashtë kësaj marrëveshje dhe kjo duket më së miri në reagimin e kryetarit të komanduar, Petrit Vasili.  Ministri i Drejtësisë, i cili do të lërë postin për hir të qeverisë teknike,  shpreson që PD të arrijë standardet që kërkon në vetëm 7 ditë që janë shtyrë zgjedhjet.

Marrëveshja e shekullit në fushën e modës: Louis Vuitton blen për 12 miliardë euro Cristian Dior

Postuar në 25 Prill, 2017 16:59

Shtëpa franceze e modës  LVMH Louis Vuitton Moet Hennessy ble për 12 miliardë euro firmën e njohur të modës Cristian Dior Couture.  Marrëveshja pritet të mbyllet në gjysmën e dytë të këtij viti, me Louis Vuitton që do të paguajë 260 mijë euro për çdo aksion të Dior.

Darka e “Pazarit të Ri”, torta ndahet bashkë edhe për 4 vjet (Video)

Postuar në 03 Prill, 2017 10:25

Një darkë pas së cilës u fokusua vëmendja e të gjitha mediave, duket se ka qenë kurorëzimi i një marrëveshje të re politike mes Edi Ramës dhe Ilir Metës për të qeverisur Shqipërinë edhe në 4 vitet e ardhshme. Mund të ishte firmosur pa zhurmë dhe show, por mesa duket dy krerët e koalicionit ishin kujdesur edhe për simbolikën e takimit që u mbajt për më shumë se 4 orë në një restorant peshku në zonën e Pazarit të Ri. Të paktën kështu raportojnë mediat informative Ora News dhe News 24 që i referohen burimeve nga takimi, për të cilin vetë protagonistët nuk folën.

Tahiri: Serbia e ka njohur Kosovën, nënshkruan marrveshje me termin “Republika e Kosovës”

Postuar në 27 Gusht, 2015 09:15

​Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë, Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo pasi, sipas saj, në këtë marrëveshje për herë të parë në ndonjë marrëveshje të nënshkruar nga këto dy vende, përmendet termi “Republika e Kosovës”. Këtë deklaratë ministrja për Dialog e ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, e me këtë rast i ka vlerësuar lart marrëveshjet e arritura të martën në Bruksel, duke thënë se katër marrëveshjet janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Pages

Subscribe to RSS - marrveshja