marreveshja e 18 majit

Shansi i Lulzim Bashës për korrigjimin e 18 majit

Postuar në 10 Mars, 2018 19:09

Lulzim Basha ndodhet sërish në një pozitë shumë të favorshme politike që po krijohet paradoksalisht nga kundërshtarët e tij. Paraprakisht duhet të themi se Basha është njeriu që nuk frymëzon, që nuk bind, i papërshtatshëm për opozitarin shqiptar dhe më e keqja, ai nuk ka ditur që dobësitë e tij si politikan i akulturuar me mendësinë shqiptare t’i konvertojë në forcë dhe avantazh. 

Maliqi i opozitës

Postuar në 15 Shtator, 2017 08:35

Dëgjojeni Lulzim Bashën sesi e mbron sot marrëveshjen që bëri me Edi Ramën më 18 maj! E detyruan amerikanët, rrezikonim të mos hynim në zgjedhje, Edi Rama do emëronte opozitën. Këto janë në fakt argumentet e vetme të mbetura e të cilat janë thënë e stërthënë në formën e thashethemit politik që në fillim.

Nëse zgjedhjet i bleu krimi dhe pushteti, atëherë Marrëveshja e 18 majit bie

Postuar në 28 Qershor, 2017 08:34

Fjalimi i Lulzim Bashës dje në mbrëmje ishte një kombinim i njohjes së humbjes, përgjegjësisë për të dhe manovrës për të mbajtur një rrugëdalje drejt rikonfirmimit në drejtimin e partisë. Fjalimi erdhi siç u tha pas një takimi me ish-kryetarin Sali Berisha, i cili deri më tani nuk është prononcuar për këto që kanë ndodhur. Vlen të kujtojmë këtu se intervista e fundit e Sali Berishës përpara zgjedhjes vuri në vëmendje edhe sjelljen e Bashës pas një humbjeje hipotetike dhe sipas ish – kryeministrit, akti i tij i dorëheqjes në vitin 2013, nuk ka pse të shihet si model.

Një marrëveshje që nuk vlen më për PD-në

Postuar në 26 Qershor, 2017 11:22

Tashmë është e qartë që PS-ja dhe Edi Rama janë fitues të zgjedhjeve me një pjesëmarrje nga më të ulëtat në historinë e pluralizmit. Por ky nuk është më lajm. Shqiptarët që votuan e dhanë votën për atë parti që kanë zakon ta votojnë që nga 1946 për arsye që mund të hulumtohen vetëm në dhomën e rrëfimit të priftit. Sot lajm është se çfarë do të bëjë PD-ja, kjo krijesë e shkalafitur elektorale e cila mori grushtin e rëndë që nisi në marrëveshjen e 18 majit. Edi Rama ka folur shpesh në fushatë për bashkëqeverisje, se ai do të ketë kontakte me demokratët për hir të reformave.

Marrëveshja e 18 majit, Edi Rama e referoi në kryesinë e PS-së si shlyerje të gabimit të Mukjes

Postuar në 13 Qershor, 2017 22:13

Ditët kalojnë dhe disa gjëra të reja po mësohen rreth marrëveshjes së 18 majit. Një analizë që I ka shpëtuar opinionit është fakti sesi është e mundur që Edi Rama jo vetëm bindi PS-në për lëshimin e pushtetit, por mori madje mbështetjen prej saj dhe po del në fushatë hapur me idenë e bashkëqeverisjes.

LSI-ja është një faktor dhe kjo në dritën e dështimeve spektakolare të katër viteve përmbush mirë pritmëritë e një alibie. Alibitë funksionojnë kur kalojnë nga gjysmë të vërtetat. LSI-ja ishte një pushtim I vërtetë për administratën dhe Rama këtë po thotë.

Subscribe to RSS - marreveshja e 18 majit