Manjani

Mbi kokën e Manjanit është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë

Postuar në 30 Janar, 2017 22:26

Paradoksi i qëndrimit në qeveri të LSI-së edhe pas deklaratave të forta të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani deligjitimoi çdo arsye që Edi Rama dhe Ilir Meta të vazhdojnë të qeverisin këtë vend sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vetë LSI tha se nga dy opsionet atë të shkarkimit të kryeministrit dhe largimit të ministrit Manjani zgjodhi shkarkimin e ministrit të saj.  Askush nuk ka pse të habitet nga standarti i të bërit politikë i LSI-së, për aq kohë sa negociatorë të këtyre standardeve janë Ilir Meta dhe Edi Rama.

Qeveria që erdhi për të vjedhur Shqipërinë

Postuar në 30 Janar, 2017 14:41

Ylli Manjani duket se ka bërë një gjest politik edhe personal në ikjen e tij nga detyra e ministrit të Drejtësisë. Ai ka folur për shumë paudhësi të kësaj qeverie, e cila u bërtet dhe u mban shkopin në dorë qytetarëve edhe për një faturë të papaguar dritash, por nga ana tjetër ushtron një pushtet të ndërthurur me trafikantë dhe përfiton nga një ekonomi e krimit.

Kjo nuk është qeveri(video)

Postuar në 30 Janar, 2017 13:34

Hashashi kërkon Manjanin si kurban

Postuar në 30 Janar, 2017 13:01

Foli për drogën, për hashashin e Sajmir Tahirit, foli edhe për përgjimet preventive të kësaj qeverie dhe iku nga detyra. Ministri Ylli Manjani duket se nuk do të jetë më ministër Drejtësie. Atë e zëvendëson mjeku Petrit Vasili, pasi kryeministri ka bërë shkarkimin dhe propozimin. Natyrisht që Manjani foli për llogari politike, por në fakt disa të vërteta i tha, pavarësisht se fshehu disa të tjera. Petrit Vasili ministër Drejtësie?! Çfarë nuk ndodh në këtë vend, sidomos kur LSI-ja deklaron se për president ka shumë figura, por nuk gjeti dot një jurist tjetër përtej Manjanit. 

Droga, kërcënimi kryesor për sigurinë kombëtare

Postuar në 13 Janar, 2017 10:53

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka dhënë një intervistë në Top-Story. Pjesa më interesante e intervistës është diskutimi për çështjen e kanabisit. Manjani nuk i heq asgjë mendimit të tij për të future ushtrinë në luftë ndaj kultivimit, duke cilësuar se tashmë me pagesat 20 000- 40 000 lekë, “njerëzit po preferojnë të dalin partisan në mal te hashashi”.

Fenomeni ekziston dhe ekziston në mënyrë të frikshme”, tha ai.

Arrestimi i Haradinajt, ministri i Drejtësisë Manjani, letër homologut francez

Postuar në 06 Janar, 2017 14:59

Qeveria shqiptare, krahu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka dërguar një letër homologut francez Jean- Jacques Urvous, përmes së cilës vë në dukje se ish-kryeministri i Kosovës është liruar nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Gënjyen për 7 muaj

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 13:53

Sot Ministria e Drejtësisë ka zbardhur të gjithë kronologjinë e korrespondencës për çështjen Balili, të cilën po e sjellim më poshtë të plotë. Konfirmohet se Klement Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar më 17 maj dhe ai nuk është vënë në arrest. Poshtë kronologjisë po sjellim atë çfarë ka thënë kryeministri, drejtori I Policsë për këtë çështje të cilën e cilësuan suksesin e tyre, sukses I cili nuk u kurorëzua dot me kapjen e personit kryesor.

"Hashashi është çështje serioze". Ministri i Drejtësisë përsërit kërkesën për ndërhyrjen e ushtrisë

Postuar në 23 Tetor, 2016 14:44

Ministri i Drejtësië, Ylli Manjani, këmbëngul që ushtria dhe të gjitha isntitucionet respektive të hyjnë në aksion për të luftuar kultivimin e kanabisit. Pas qëndrimeve të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Manjani ka përsëritur sërish, se ndërhyrja e ushtrisë duhet të bëhet dhe tani.

Shqipëria si Kolumbia - një tezë që pranohet edhe nga ministri i Drejtësisë: “Të përdoret ushtria kundër drogës po qe e nevojshme”

Postuar në 18 Tetor, 2016 12:08

Atë që ministri i Brendshëm dhe kryeministri refuzojnë ta pranojnë, e thotë ministri i Drjetësisë që vjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ylli Manjani, ka deklaruar sot gjatë një konference për shtyp, mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë, se për luftën kundër drogës, mund të dalë edhe ushtria nëse është e nevojshme.

Pages

Subscribe to RSS - Manjani