mandat

Gati për një mandat të dytë

Postuar në 15 Prill, 2019 10:02

Fushata për rizgjedhjen e presidentit amerikan, Donald Trump ka grumbulluar më shumë se  30 milion $ në tremujorin e parë të 2019, duke tejkaluar totalin e shumave të siguruara aktualisht nga kandidatët demokratë.

Fondet e grumbulluara tregojnë se mbështetësit e republikanëve janë të gatshëm për të investuar në betejën  e vështirë të rizgjedhjes së Trump për një mandat të dytë.

Armando Prenga jashtë parlamentit, Prokuroria procedim penal për KQZ

Postuar në 16 Shkurt, 2017 12:19

Armando Prenga, votën e të cilit Partia Socialiste e përdori edhe pas problemeve me drejtësinë që e shpalli të pafajshem për plagosjen me armë në komisariatin e Kurbinit, do t'i hiqet mandati i deputetit. Në një dokument të publikuar nga prokuroria e Përgjithshme thuhet se deputeti socialist i Kurbinit, ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje dhe në Shqipëri me gjobë për falsifikim dokumentash. Paralelisht me kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Prenga, Prokuroria ka njoftuar se ka regjistruar procedim penal për shkelje ligjore nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

88-ta ose reformë në mandatin tjetër. Basha flet për zgjedhje të parakohshme

Postuar në 25 Qershor, 2016 13:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke përsëritur kushtin e panegociueshëm të opozitës për Reformën në Drejtësi, deklaroi sot se nëse shumica do veprojë njëanshëm duke provokuar destabilitet, demokratët do të kërkojnë votën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme për të realizuar reformën në drejtësi të pakapur nga Rama. “Platforma jonë është rruga e daljes nga kriza e gjithanshme. Jemi të bashkuar në vlera dhe në zgjidhje. Shqipëria do të ketë një sistem zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Pyetja është a do t’ia dalim bashkë me sovranin sot?

Mejdani: PS e sotme nuk dihet çfarë është, mbështetet te “Blloku” dhe e ironizon atë

Postuar në 19 Janar, 2016 10:39

Rexhep Mejdani është një nga të emëruarit në Këshillin e të Urtëve të Partisë Socialiste, strukturë që mesa duket se u ngrit vetëm për të mënjanuar disa figura nga vendimarrja politike, pasi që prej themelimit është një strukturë inaktive. Në një intervistë për “Koha Jonë” ai flet për një Parti Socialiste të shpërfytyruar dhe pajtohet me shqetësimet e deputetit Blushi.

Subscribe to RSS - mandat