Malaj

Ish-gardisti i Grupit të Zjarrit në 21 Janar, kandidat i PS në zgjedhje

Postuar në 11 Maj, 2019 13:24

21 janari është një datë simbol për Partinë Socialiste, një lloj reference e revolucionit të Rilindjes ndaj autokracisë së ish-punistit Sali Berisha.

4 “Dëshmorët” që u vranë me duar në xhepa nga plumbat e Gardës, tani nuk janë veçse disa dordolecë që patën çmimin e tyre në rikthimin e PS dhe zotit Rama në pushtet, kuptohet me ndihmën e Ilir Metës dhe partisë së tij. Pushteti vrastar i Sali Berishës siç e kanë etiketuar socialistët tashmë është vitrinë e Rilindjes.

Zv. Ministrja e Arsimit: "Feja në shkollë, nismë e BE-së". Ambasadori gjerman: "Ne e kemi me zgjedhje"

Postuar në 14 Prill, 2016 19:45

Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka deklaruar sot se futja e edukatës fetare në shkollë është kërkesë e Bashkimit Europian. Sipas “Vizion Plus” që i ka marrë Malajt një prononcim, janë 13 vende të BE-së që e kanë pranuar këtë nismë gjithnjë me synim edukimin si formë e luftës kundër terrorizmit. Në Shqipëri edukimi i historisë fetare do të përfshihet në 10 institucione arsimore të nivelit 9-vjeçar dhe të mesëm. “Mësimi rreth feve, nuk do të jetë lëndë më vete, por e shkrirë me tekstin e Edukatës Qytetare. Nxënësit e klasave te 6 dhe te 10 do të zhvillojnë 18 orë në vit Edukatë Fetare.

Fjalë të mira për partinë edhe nga të dëbuarit

Postuar në 25 Mars, 2016 11:13

Arben Malaj ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama” ku prononcohet për debatet në Partinë Socialiste, për vendimet e Kongresit, referendumin dhe çështjen e zgjedhjeve. Thotë Malaj: “Referendumi ka legjitimitetin e votës mbështetëse të Kongresit. Ballafaqimi i alternativave për të cilat do të votohet nuk duhet të jetë një luftë e përditshme mediatike. Aksesi mediatik i Kongresit, si edhe diskutimet dhe debatet televizive rreth tij kanë krijuar mundësinë që votuesit të jenë të informuar për argumentet pro dhe kundër.

“Në PS mendojnë se e rëndësishme është të fitosh pushtetin, për demokracinë flasim më vonë”

Postuar në 04 Shkurt, 2016 11:06

Ish ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Malaj, thotë se pa demokratizuar partinë nuk mund të ketë një qeverisje demokratike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zoti Malaj iu referua debatit të rindezur brenda Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve për kryesinë e saj, duke kritikuar qëndrimin që po mban shumica e deputetëve të Partisë Socialiste ndaj pretendimeve të Ben Blushit.

Blushi, Rama dhe një “histori” e zakonshme pabesie në PS

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 11:31

Arben Malaj ka reagur ndaj një komenti të Blendi Fevziut për Lëvizjen për Mendimin Ndryshe që dikur tentoi të turbullonte ujërat në Partinë Socialiste. Arben Malaj cilëson se kjo lëvizje “ishte inspirim për njerëzit e mrekullueshëm të vendit tonë dhe jo aritmetikë personale e atyre që e iniciuan”. Malaj flet për faktin se miqësia mes Blushit dhe Ramës solli braktisjen prej të parit të LMN-së dhe reagimin e ekipit që kontrollon PS-në ndaj personave që aderonin në LMN.

Masat ekstreme për ndëshkimin e informalitetit, Malaj: Parlamenti të mos i miratojë

Postuar në 17 Tetor, 2015 08:41

Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, duke folur për “Ora News” deklaroi se parlamenti nuk duhet të miratojë masat ekstreme për ndëshkimin e informalitetit. Sipas Malajt votimi kundër ndihmon edhe qeverinë. “Unë do tu lutesha kolegëve deputetë. Më vjen keq që qeveria pas reagimit nuk i pa vetë masat e ashpra që ka çuar në parlament, por nuk ka asgjë të keqe, nuk ka pse të vazhdojë ky debat. Është parlamenti që ka një mandat më të drejtpërdrejtë. Nuk ka pse të thuhet që parlamenti nuk mbështeti qeverinë e tij, por në disa raste është parlamenti filtri i fundit që nuk duhet ti miratojë ato.

Malaj kritikon qeverinë: Aksioni kundër informalitetit si aksionet me goditje të përqëndruar

Postuar në 23 Gusht, 2015 08:45

Arben Malajt në një intervistës “Ora News” ka qënë tepër kritik ndaj qeverisë jo vetëm për mosrealizimin e të ardhurave por dhe për aksionin kundër informalitetit duke e quajtur një aksion penalizues. “Ka opsione alternative jo vetëm në Shqipëri, se si ne mund të arrijmë një rezultat të qëndrueshëm e pozitiv, në rast të kundërt, aksionet do përfundojnë si aksionet me goditje të përqëndruar.

Subscribe to RSS - Malaj