makina

Një “Lada” sportive së shpejti në treg...

Postuar në 21 Gusht, 2015 23:21

“Lada” është një markë makine, imazhi thuajse i pandryshueshëm si së cilës, është ai një makine familjare. Mirëpo një projektues rus, Dimitry Lazarev, ka paraqitur një projekt për një model sportiv, “Lada Raven”, por që nuk u pranua nga kompania konstruktuese “Autovaz”. Lazarev nuk ka hequr dorë dhe së fundmi ka arritur të kontraktojë me firmën “Vektor” për të nisur punën. Do të prodhohen 100 njësi dhe po të shihet modeli, “Raven” hyn te makina sportive nga më finet. Lazarev edhe njëherë konfirmon thënien: “Mos hiq dorë nga realizimi i ëndrrave”. Më poshtë disa foto:

Rikthehet Borgward. 800 mijë makina deri më 2020...

Postuar në 21 Gusht, 2015 12:57

Borgward, marka e dikurshme gjermane e makinave, ka ndërmend të rikthehet. Madje me planin ambicioz të prodhimit të 800 mijë njësive deri në vitin 2020. “Marketwatch” shkruan se vendi i prodhimit do të jetë Kina dhe se Brogward so të prezantohet këtë vit panairin e Frankfurtit në mesin e muajit shtator. Në fillim shitjet do të përqendrohen vetëm në Kinë, ku kompani të tjera gjermane si “Audi” kanë pësuar rënie. Projekti duket serioz dhe deri më tani është punësuar një staf prej 1000 njerzëzish.

Ndryshon sistemi i llogaritjes së siguracionit të makinave

Postuar në 20 Gusht, 2015 20:05

Sigurimi i makinave do të llogaritet ndryshe që nga data 3 mars 2015. Ndryshimet ligjore parashikojnë nisjen e zbatimit të sistemit “Bonus-Malus” që kanë si premisë historikun e shoferit, ose numrin e aksidenteve. Ligji aktual parashikon sigurim fiks, i cili ndryshon vetëm në bazë të cilindratës. Me sistemin e ri parashikohet ndarja në 18 kategori të ndryshme me një koficient korrespondues. Sa më i lartë numri i aksidenteve aq më i lartë koeficienti, që çon mandej në shtim të vlerës së sigurimit të makinës.

Pages

Subscribe to RSS - makina