Majkell

Shtohen radiot që censurojnë Michael Jackson

Postuar në 07 Mars, 2019 21:08

Shtohet lista e radiove në mbarë botën që morën vendimin e vështirë për të mos transmetuar muzikën e Michael Jackson, në vazhdën e skandalit të abuzimit seksual që ka shpërthyer pas shfaqjes së dokumentarit "Leaving Neverland"

Dhjetra e stacione radiofonike në Australi, Kanada dhe Zelandën e Re deklaruan se nuk do të luajnë këngët e të ashtuquajturit "Mbretit të Pop-it”, në respekt të ndjenjave të audiencës. "Nova Entertainment" e Sidneit iu shtua të enjten listës së gjatë të radiove i bënë jehonë zemërimit të opinionit publik.

Publikohet dëshmia e Majkëll Xhekson (Video)

Postuar në 05 Shkurt, 2019 11:26

Publikohet nga Daily Mail një video-dëshmi që ndoshta është intervista e vetme e Majkëll Xhekson, mbi akuzat për abuzimin seksual të të miturve.

Në materialin që zgjat 10 minuta, "mbreti i pop" shfaqet i qeshur gjatë marrjes në pyetje nga një grup prokurorësh, në lidhje me ankesat që janë bërë kundër tij lidhur me marrëdhëniet "e papërshtatshme" me të mitur.  Video është regjistruar në mars të vitit 1996 në hotelin e Neë York City, kur Majkëll Xhekson ishte 37 vjeç.

Subscribe to RSS - Majkell