Mafia

Dokumentari i gazetarëve italianë/Si funksionon mafia e plehrave

Postuar në 23 Tetor, 2016 12:05

Një dokumentar prej 28 minutash zbulon se çfarë fshihet pas importit të mbetjeve. Filmimi i realizuar nga një ekip italian është publikuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP). “Doni të dini se si funksionon mafia e plehrave? Mjafton të kushtoni vemendjen tuaj per 28 minuta. Ata që duan importin e plehrave nuk duan që ju ta shihni”, është mesazhi që shoqëron këtë video në faqen e AKIP.

Plehrat e Romës në dorë të Mafies. Kryeministri italian akuzon kryebashkiaken opozitare, njësoj si miku i tij në Shqipëri. Po Veliaj do ta ndalojë Mafien?

Postuar në 02 Tetor, 2016 14:20

Matteo Renzi, kryeministër i Italisë, ndodhet në një pikë vendimtare të karrierës së tij. Në tetor mbahet referendumi për reformën kushtetuese në Itali, e cila do të përcaktojë nëse qeveria e Renzit do të rrijë apo jo. Renzi, i cili është nën akuza të gjithanshme, po reziston duke u shfaqur i sigurtë dhe optimist. Mirëpo goditjen më të madhe Renzi e mori nga lëvizja e Grilos, e cila sot drejton edhe bashkinë e Romës. Dhe për të kundërshtuar peshën e lëvizjes “Pesë yjet”, Renzi ka gjetur një akuzë që ngjan kaq shumë me këto që ndodhin në Shqipëri.

Kokëdhima: Ligji i mbetjeve me kosto për PS-në, nuk ka mbaruar përpjekja e mafias për të depozituar ndotje të rrezikshme në Shqipëri

Postuar në 24 Shtator, 2016 09:48

Koço Kokëdhima, përforcon dyshimet se pas nismës së mazhorancës për të lejuar importin e plehrave qëndrojnë segmente të mafias. Gjatë një interviste në emisionin Oktapod, Kokëdhima thotë se situata, niveli i institucioneve dhe aftësia e tyre i japin akoma më shumë të drejtë shqetësimit të shoqërisë civile.

Renzi shkarkon drejtuesit e bashkisë se Korleones për lidhje me mafian

Postuar në 11 Gusht, 2016 10:19

Qeveria italiane shkarkoi të gjithë aparatin drejtues të bashkisë së Korleones dhe tre bashkive të tjera në jug të Italisë, pas dyshimeve se funksionarë të këtyre bashkive ishin të lidhur ngushtë me organizata kriminale mafioze.
Veç bashkisë së Korleones, kryeministri Mateo Renzi, firmosi largimin nga funksionet vendore të drejtuesve të bashkisë së Arzanos në Napoli dhe Bovalinos e Tropeas në Kalabri. Ky vendim është komentuar si një mesazh i kryemiistrit Renzi në luftën kundër mafias.

Vdes bosi i Cosa Nostra-s, Bernardo Provenzano

Postuar në 13 Korrik, 2016 17:20

"Vdiq si bos, pa thënë asnjë fjalë më shumë se ato që  do të thoshte një kokë e mafias", shkruan gazeta italiane “La Stampa” për Bernardo Provenzano-n,  kapon e Cosa Nostra-s që ndërroi jetënë në spitalin e Milanos, ku ishte shtruar pas problemeve të rënda shëndetësore.

I lindur më 31 janar 1933, Provenzano e filloi aktivitetin mafioz në 1963 i njohur me nofkën ‘Kumbari” dhe për 43 vjet qëndroi i fshehur deri në 2006 ku u kap shumë afër shtëpisë së tij në Corleone të Siçilisë. Bernardo Provenzano ishte krahu i djathtë i Toto Rinës dhe njihej për karakterin e tij të dhunshëm.

9 maji i harruar

Postuar në 09 Maj, 2016 16:16

9 maj 1978. Lajmi per vdekjen e ish - kryeministrit italian do të trondiste mbarë opinionin publik.Pas një agonie të gjatë gjendet trupi i pajetë i ish kryeministrit Italian, Aldo Moro. Në të njëjtën ditë në Sicili, më saktë në Cinizi, një provincë në Palermo, do të gjendej i vrarë aktivisti, gazetari Xhuzepe(Pepino) Impastato. I lindur në një familje me gjak “mafiozi”, Pepino zgjodhi një jetë tjetër më të vështirë, më të guximshme,më të drejtë. Një nga zërat e pakët kundwr mafies e mos të harrojmë që në atë periudhë(anni dei piombi)opozita kundër mafies përkthehej në vetwvrasje.

Raporti i OSBE-së: Deputetë shqiptarë të lidhur me mafian ruse

Postuar në 12 Shtator, 2015 13:58

“Lapsi.al” vazhdon publikimin e dosjes kofidenciale të OSBE-së. Nga 31 deputetët biznesmenë të palarmentit shqiptar, të përmendur në këtë raport, mjaft prej tyre thuhet se e kanë ndërtuar pasurinë e tyre mbi aktivitete të dyshimta apo nga burime po të dyshimta ose të panjohura. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme apo aktivitete të krimit të organizuar. Raporti konfidencial i OSBE flet me emra konkretë për deputetë e politikanë të të gjitha niveleve dhe të gjitha partive politike që dyshohen për lidhje kriminale deri tek grupet mafioze në vend dhe jashtë tij.

Mafia e emigrantëve, policia evropiane ndjek rrjetet e trafikut

Postuar në 09 Shtator, 2015 16:47

Në Libi, trafikantët mund të nxjerrin rreth 150 mijë dollarë për një anije të mbushur me 150 emigrantë. Për këtë arsye njësi të policisë evropiane që merren me kontrollin e faqeve të medias sociale që promovojnë aktivitet terrorist po zgjerojnë kompetencat për të ndjekur edhe aktivitetin e rrjeteve të trafikut njerëzor. Sipas “Zërit të Amerikës” ata kërkojnë trafikantë që reklamojnë shërbimet e tyre përmes internetit. Forcat e rendit paralajmërojnë se rrjete të trafikut të drogës tani po e braktisin këtë aktivitet duke u përqëndruar tek trafiku me njerëz.

Pages

Subscribe to RSS - Mafia