lungomare

Në 8 vjet, për Vlorën tregon vetëm Lungomaren...e financuar nga BE-ja

Postuar në 27 Shkurt, 2021 11:23

…dhe me këtë Vlorë të para vetëm disa viteve që duket si një ëndërr e keqe e me Vlorën që kemi sot, ju uroj një fundjavë të qetë

Karburanti i Kastratit në Lungomare, policia pengon protestën e banorëve të Vlorës

Postuar në 07 Maj, 2020 19:13

Qytetarët e Vlorës protestuan sot kundër kundër ndërtimit të një pike karburanti në shëtitoren e Skelës. Që në nisje të kësaj proteste, policia e Vlorës u kujdes që mos të kishte grumbullime masive. Nën udhëzimet e drejtuesve më të lartë të policisë, u krijua një perimetër sigurie, afërsisht 2 km nga pika e karburatit. Kjo bëri që në protestën e paralajmëruar prej disa ditësh nuk pati pjesëmarrje masive. Organizatorët janë arrestuar nga policia për grumbullim masiv në kohë pandemie.

Milionat e hedhura dëm të Rilindjes Urbane

Postuar në 21 Prill, 2018 21:51

Sot Top-Channel raportonte për përmbytjen e një piste biçikletash ndërtuar anës liqenit të Belshit në kuadër të asaj që njihet si Rilindja Urbane. Projekti ka marrë qindra milionë euro në 4 vjet dhe ka synuar rigjallërimin urban të qyteteve shqiptare të cilave u është imponuar monotonia e një shëtitoreje me pllaka dhe ndriçim, disa pemë, ndonjë shatërvan dhe kuptohet shiriti i përurimit.

Nga prononcimet e banorëve rezulton se liqeni ka qenë 70 cm më lart se vija aktuale e ujit, gjë që duhet të ishte marrë parasysh nga zbatuesit e projektit.

Lungomares nuk po i duket fundi

Postuar në 12 Prill, 2017 15:23

Lungomare, apo Anëdetja e Vlorës, do të zgjatet edhe për ca kohë. Kreu i Bashkisë së qytetit, Dritan Leli, deklaroi sot se shtyrja lidhet me daljen e disa problemeve të paparashikuara.

Për 10 ditë mbyllen kolektorët më të rëndësishëm të këtij investimi shtesë mbi projektin fillestar. Janë akorduar rreth 3 milionë euro, për stabilizimin e të gjithë sistemit të kanalizimeve të ujrave të bardha dhe ujrave të zeza për t’i lidhur ato me rrjetin”, tha Leli.

Subscribe to RSS - lungomare