lulzim berisha

Lirimi i Lulzim Berishës/PS-PD-LSI, në një kazan

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 23:31

Astrit Kotaj, drejtor i Burgut të Durrësit është arrestuar pas urdhër arrestit të lëshuar nga prokuroria  e këtij rrethi. Shkak është lirimi nga i Lulzim Berishës për të cilin Kotaj akusohet se ka bërë përllogaritjen e kohës së qëndrimit të Berishës në burg, në mënyrë të parregullt. Kjo ka çuar në pranga Kotajn, një njeri i Lëvizjes Socialiste për Integrim.  

Me PD-në përballë Dako mund të japë çdo lloj garancie

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 14:39

Sot Partia Demokratike ka protestuar në Durrës kundër kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako, i cili u përfshi në çështjen e lirimit të Lulzim Berishës për shkak të garancisë për punësim që ai lëshoi. Çështja është me karakter etik e moral dhe nuk e implikon Dakon ligjërisht, ndaj edhe protesta do të duhet të ishte e qytetarëve përveç se e opozitës. Kjo e fundit sillet sikur t’i kenë vënë ndonjë detyrë: ja, Dako e nxori fytyrën, ne folëm, tani edhe bëjmë një protestë. Qytetarët e kuptojnë vetë. 

Punë ka, edhe profesionistë po ashtu*

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 11:11

Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë”, ka thënë Edi Rama dhe ka të drejtë. Bashkia e Durrësit është shembulli ku vendet e punës u ofrohen bujarisht “profesionistëve” të vërtetë.

Edi Rama ka thënë gjithashtu, ndërsa legjitimonte koalicionin e tij me Ilir Metën, se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri nuk janë çështje individësh, por sistemi. Vangjush Dako është përsëri shembulli më eklatant që ka prodhur sistemi i Edi Ramës.

Nën hetim për lirimin e Lulzim Berishës

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 16:13

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës. Shkak është bërë dyshimi se zyrtarë të caktuar mund të kenë shkelur ligjin.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin kryesisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me praktikat gjyqësore, gjithashtu edhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha

thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Durrësit.

Garancitë e Vangjush Dakos nxjerrin nga burgu Lulzim Berishën

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 20:05

Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t’u punësuar në ndonjë subjekt privat

Subscribe to RSS - lulzim berisha