lufta

Video/Protesta kundër luftës në SHBA

Postuar në 05 Janar, 2020 15:39

Rrezik për Qytetërimin? Tani duan ta shkarkojnë se nuk firmos për luftë

Postuar në 01 Janar, 2020 15:12

Sulmi i organizuar mbi ambasadën amerikane në Baghdad ka rihapur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake amerikane në rajon, duke e vënë presidentin Donald Trump në kushte të favorshme politike tani që në Kongres kërkohet të ngrihet akuza ndaj tij. Dje media pranë tij, Fox News raportonte se pas sulmeve të mbështetura nga milici proiraniane, në Washington po diskutohej vendimi për dislokimin e 4000 trupave amerikane në Kuvajt, pjesë e divizionit të 82-të ajror.

Histori/Kontributi i Koço Tashkos në përpilimin e një koncepti të politikës së aleancave gjatë LANÇL*

Postuar në 09 Dhjetor, 2019 16:39

 

Histori/Batalioni "Antonio Gramsci" në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare shqiptare*

Postuar në 02 Dhjetor, 2019 17:49

 

Ambasadori turk në Tiranë: Besojmë se kemi mbështetjen e Shqipërisë për luftën në Siri (Video)

Postuar në 14 Tetor, 2019 18:26

Ambasadori i  Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, doli sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar qëllimet e sulmit të ushtrisë turke në Siri. Ai tha se operacioni i quajtur “Burimi i paqes” do të garantojë pikë së pari rikthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.

Yoruk theksoi se forcat e armatosura turke po veprojnë vetëm në hapësirat ku gjenden militantët e DAESH-it, PKK-së dhe YPG-së, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja pse Ankarajmë po përpiqet të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë.

Kryeministri pakistanez paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore në Kashmir

Postuar në 27 Shtator, 2019 13:44

Kryeministri pakistanez Imran Khan ka paralajmëruar mundësinë e një lufte bërthamore për rajonin e Kashmirit. Khan ka folur në sesionin e 74-t të OKB-së dhe ka akuzuar nacionalistët hindu që përfaqësohet nga kryeministri indian, Narendra Modi të cilin e quajti një fashist. Tensionet nisën në muajin shkurt kur India bombardoi territorin pakistanez për herë të parë në 50 vjet dhe qysh atëherë opsioni i luftës është në tryezë.

Kam frikë se do të ketë një masakër dhe gjërat do të dalin jashtë kontrollit

u shpreh ndër të tjera Khan.

Një pjesë e ngjarjeve të luftës janë të krijuara si mite

Postuar në 24 Shtator, 2019 18:33

Një pjesë e ngjarjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri janë të krijuara, ose ato që kanë ndodhur janë zbukuruar për të ngelur si mite, për t’i dhënë pozicion të spikatur disa individëve.

Kështu shprehet në një bisedë për “TemA TV”, Romeo Gurakuqi, ndërsa flet për antifashizmin në Shqipëri dhe për konferencën me temë Luftën e Dytë Botërore, që do të mbahet në nëntor në Akademinë e Shkencave.

Një fotografi nga Siria për t’i kujtuar Perëndimit tmerret e luftës

Postuar në 26 Korrik, 2019 09:17

Një fotografi nga Siria për t’i kujtuar Perëndimit tmerret e luftës. Një baba që mban duart në kokë teksa sheh dy fëmijët që rrezikojnë të vdesin pas bastisjes ajrore nga forcat qeveritare

Vajza e tij 5 vjeçare, e zënë poshtë nga rrënojat, mban motrën e saj 7-muajshe të mos bjerë. Nëna e tyre qëndron e vdekur nën rrënoja. BBC thotë se fëmijët u transferuan në spital, por 5-vjeçarja la frymën e fundit, ndërsa foshnja është hospitalizuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Fotografia u shkrep të mërkurën në qytetin Arhi, pranë Idlibit dhe u publikua nga SY24.

Akuza e Trump për këshilltarët: Duan të më shtyjnë në luftë me Iranin

Postuar në 24 Qershor, 2019 16:08

Duan të më shtyjnë në luftë me Iranin

Kështu citojnë mediat amerikane presidentin Donald Trump, i cili i ka konfiduar një personi të afërt me të se nga brenda stafit të tij ka patur përpjekje që të provokojnë luftë me Iranin.

Këta njerëz duan të më shtyjnë në luftë dhe është kaq e neveritshme. Ne nuk kemi nevojë për luftëra të tjera

Klimë lufte mes Iranit dhe SHBA

Postuar në 20 Qershor, 2019 16:14

Orët e fundit kanë sjellë lajme të reja nga gjiri Persik, kur pasnjoftimeve se SHBA ka vendosur të dislokojë 1000 trupa shtesë, pason tjetri: Irani ka rrëzuar një dron të SHBA me argumentin se kishte shkelur hapësirën ajrore iraniane. Drejtues të lartë të Gardës Revolucionare janë cituar sot të jenë shprehur se Irani është gati t’i japë fund arrogancës ushtarake globale, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, vendi që qëndron pas tensioneve në Lindjen e Mesme, ka deklaruar se nuk ka interes për një luftë me Iranin.

Pages

Subscribe to RSS - lufta