lufta italo-greke

Kërkimet për eshtrat e ushtarëve grekë, 420 skelete të gjetura deri tani

Postuar në 04 Qershor, 2018 18:55

Grupi i ekspertëve që vazhdon me kërkimin dhe zhvarrosjen e ushtarëve të vrarë në luftën italo-greke ka gjetur deri tani eshtrat e 420 të rënëve.

Kjo u bë e njohur gjatë një takimi që anëtarët e Komitetit të Ekspertëve  të kryesuar nga nënadmirali Stelios Petrakis  pati me familjarët e të rënëve në betejën epike 1940-41 në malet e Shqipërisë.

Një detyrë e lodhshme që filloi janarin e kaluar, pas një varri masiv që u gjet në ngushticën e Këlcyrës. Kërkimi i eshtrave do të vazhdojë edhe në vende të tjera, sipas një hartë përkatëse që autoritet kanë në dispozicion.

Sipas RPSSH/24 mijë grekë dhe 50 mijë italianë, të vrarë, ngrirë apo të humbur gjatë luftës italo-greke

Postuar në 23 Janar, 2018 00:25

Nisja e punimeve për gjetjen, identifikimin, zhvarrosjen dhe varrosjen e ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-1941, ka provokuar sërish disa debate. Tanimë janë dy vendprehje, në Këlcyrë dhe Bularat, të dyja në qarkun e Gjirokastrës, ndërkohë që për disa aktorë politikë, çështja po synohet të mbarset emocionalisht me të ashtuquajturin skandal i Kosinës.

Zv/ministri grek: Turp për Shqipërinë, ka lënë pa varre dëshmorët e luftës

Postuar në 29 Tetor, 2017 10:25

Çështja e varrezave të ushtarëve të luftës italo-greke mbetet një nga ngërçet në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

I pyetur pas përfundimit të paradës, ku ai përfaqësoi qeverinë në festimet për 77 vjetorin e 28 tetorit 1940,  zv/ministri grek i Rendit, Nikos Toskas tha se kjo ishte një çështje serioze dhe vuri në dukje se:

"Jo-ja" e Metaksait dhe takimi me historinë në grykën e Këlcyrës

Postuar në 28 Tetor, 2016 11:43

Duke u gdhirë 28 Tetori i vitit 1940 qeveria e Benito Musolinit kërkoi nga Athina të lejojë futjen në Greqi të trupave italiane përmes kufirit greko-shqiptar, në kuadër të planit fashit për pushtimin më tej të pikve strategjike në Mesdhe dhe Afrikë.

Vizita e Metës në Athinë avancon çështjen e ngritjes së varrezave për të rënët e luftës italo-greke

Postuar në 25 Tetor, 2016 11:37

Bisedimet dypalëshe me Greqinë për çështjen e varrezavetë ushtarëve grekë duket se kanë marrë njëkthesë pozitive pas vizitës së kreut të kuvendit, Ilir Meta në Athinë. Të paktën kështu raportojnë mediat e vendit fqinj, duke iu referuar mbledhjes së komisionit dypalësh të ngritur për këtë çështje.

Subscribe to RSS - lufta italo-greke