ligji i sigurimeve

Qeveria nderhyn me akt normativ në Ligjin e Sigurimeve

Postuar në 15 Shkurt, 2017 18:22

Shfuqizimi nga Gjykata Kushtetuese i nenit 4 në  të ligjit “Për  mbledhjen  e  kontributeve  të  detyrueshme  të  sigurimeve  shoqërore  dhe  shëndetësore”  të vitit 2015 detyron qeverinë të ndërhyjë me një akt normativ për të përmbushur vakumin e krijuar.

Akti normativ i qeverisë riktheu në një farë mënyrë nenin 9 të ligjit të hartuar në 2003. Ky nen ishte ndryshuar në vitin 2015 me nismë të qeverisë, por u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese në nëntor të vitit të kaluar, duke rrëzuar edhe nenin 9 të ligjit të mëparshëm.

Pezullohet puna në Gjykata, avokatët kundër ligjit të sigurimeve

Postuar në 08 Shkurt, 2016 12:08

Ligji për rritjen e sigurimeve për profesionet e tlira ka bërë që avokatët të hidhen në grevë, ndërsa është pezulluar puna në gjykatat e vendit. Kështu, mësohet se avokatët e Fierit kanë bojkotuar të gjitha çështjet gjyqësore.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Zenun Hajdërmataj pohoi se nëse nuk ndryshon vendimi për tarifat minimale të pagës. “Jemi të gjithë të bashkuar. Kush shkel vendimin do ketë masë disiplinore”, tha Hajdërmataj.
Ndër të tjera vetëm ditën e sotme ishin rreth 60 çështje civile dhe penale.

Faramacistët shpresojnë të LSI-ja me përshtypjen se me Ilir Metën mund të merresh vesh

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 10:27

Me Ilir Metën mund të mersh vesh. Këtë e ka treguar përvoja që buron nga një strategji e LSI-së për të bërë lojë të dyfishtë mes qeverisë dhe grupeve të interesit. Përmes një letre, dërguar kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj dhe krerëve të grupeve parlamentare të PS, PD, LSI dhe PDIU, Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë kërkoi reflektim nga rritja e pagesës për sigurimet në nivel maksimal.

Subscribe to RSS - ligji i sigurimeve