lideret fetare

Tur europian i liderëve fetarë në përkujtim të viktimave të terrorizmit

Postuar në 08 Korrik, 2017 14:52

Dhjetëra liderë fetarë kanë nisur një tur europian në përkujtim të atentateve terroriste në Francë, Belgjikë, Britani e Madhe. Turi synon të japë një mesazh kundër sulmeve dhe të denoncojë. Nisma u mor nga disa imamë, teologë të Islamit nga Franca, Belgjika, Britania e Madhe dhe Tunizia, të cilëve iu bashkuan edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare. Turi  përfshin Berlinin,  ku organizatorët do të takohen me kancelaren Angela Merkel, Brukselin, Nisën dhe kthimi në Paris, më 14 korrik,  që përkon me 1 vjetorin e sulmeve në Nisë.

Subscribe to RSS - lideret fetare