letra

Kërkesa e PS-LSI për regjistrimin e koalicioneve, manovër për shtyrjen e zgjedhjeve?

Postuar në 19 Prill, 2017 15:59

Kërkesa e  PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve, ka provokuar reagime nga disa anëtarë të KQZ-së. Në interpretimin e vetëm të ligjit, anëtarët, disa prej tyre, kanë përcjellë mendimin se kjo nuk mund të bëhet. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë hap, krejtësisht tinzar dhe që heq edhe atë pak era shtet që kishte filluar të na zinte të gjithëve, si një shprehje të vullnetit të mirë ndaj PD-së. E cila nga ana e vet nuk ka vonuar por ka përpiluar edhe ajo një letër drejtuar KQZ-së.

Shteti paçavure i kokave të koalicionit

Postuar në 19 Prill, 2017 12:01

Telenovela rozë me darka peshku dhe gjeagjëza politike mbi të ardhmen e partneritetit politik Rama-Meta përtej kureshtjes po afekton edhe procedurat që mbajnë në këmbë të ashtuquajturin shtet shqiptar, duke ekspozuar edhe me letra mungesën e seriozitetit të atyre që qeverisin këtë vend. Sekretarët e dy partive të koalicionit për Shqipërinë Europiane i janë drejtuar me një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku i kërkojnë që në kundërshtim me Kodin Zgjedhor të shtyjë me dy muaj afatin e regjistrimit në KQZ të partive politike dhe koalicioneve për zgjedhjet e 18 Qershorit.

PS kërkon të hapet gara për Presidentin, raundi i pare në 19 Prill

Postuar në 12 Prill, 2017 19:10

Dy partitë e mëdha kanë hedhur formalisht hapin e parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në të njëjtën ditë kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë i kërkuan kryetarit të kuvendit Ilir Meta hapjen e  procedurave për presidentin e ri të vendit.

Kadare: Mund ta fal Lubonjën për denoncimin ndaj meje dhe të atit, por nuk e fal dot dashakeqësinë e tij*

Postuar në 12 Prill, 2017 09:40

Shkrimtari Ismail Kadare ka marrë një qëndrim publik për ato që i quan denoncime politike të Fatos Lubonjës ndaj tij në gjyqin e Todi Lubonjës. Përmes një letre drejtuar botuesit të gazetës “Mapo”, Kadare e cilëson sjelljen e Lubonjës të dënueshme dhe shprehet i shqetësuar për një lloj tolerance që sipas tij është shfaqur ndaj akteve të tij. Më poshtë teksti ashtu siç publikohet sot në “Mapo“

Përgjigje për zotin Henri Çili

Presidenti i Kosovës tërhiqet nga nisma për krjimin e ushtrisë(letra)

Postuar në 07 Prill, 2017 15:30

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është tërhequr nga nisma e tij ligjore për tranformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Pas presioneve të komunitetit ndërkombëtar, kreu i shtetit të Kosovës, ka vendosur të bëjë një hap mbrapa, vendim që ia ka njoftuar zyrtarisht Kuvendit të Kosovës përmes një letre. Më poshtë letra e plotë, publikuar në Koha Ditore:

Letra Kokëdhima për Asamblenë: “Ne, socialistët e bazës kemi të drejtën me vete”

Postuar në 02 Prill, 2017 14:58

Koço Kokëdhima, drejtues i lëvizjes “Zgjidhja” që operon brenda PS-së, ka menduar t’i drejtohet Asamblesë së partisë me një letër. Letër të cilën e ka bërë publike. Mes të tjerave, Kokëdhima vlerëson se PS-ja ka hyrë në një fazë mbylljeje, distancimi nga realiteti, duke u bërë pengesë për çuarjen përpara të proceseve që ka nevojë vendi. Kritika dhe akuza i është drejtuar lidershipit, Edi Ramës personalisht, aq sa sipas Kokëdhimës, PS-ja sot është një bashkësi parapolitike.

SHBA i përgjigjet Ivanov: Duam stabilitet, formoni qeverinë

Postuar në 08 Mars, 2017 10:14

SHBA është e interesuar për stabilitet dhe prosperitet të shteteve të rajonit. Kështu deklaroi nga Zagrebi zv/ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane e euroaziatike, Hojt Brajan Li, në përgjigje të letrës së presidentit maqedonas Gjorge Ivanov për të dënuar platformën e partive shqiptare.

Ivanov ndërkombëtarizon krizën/Letër Trump, Erdogan, Stoltenberg dhe Tusk

Postuar në 07 Mars, 2017 13:19

Presidenti I Maqedonisë, George Ivanov ka ndërmarrë një aksion diplomatik përmes të cilit akuzohet Tirana zyrtare, nominalisht kryeministri shqiptar, Edi Rama, për hartimin e një platforme që sipas tij vë në rrezik sovrantitetin e Maqedonisë. Është domethënëse, që Ivanov e ka ndërmarrë aktin përmes një letre që i është dërguar presidentit amerikan Donald Trump, sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk dhe presidentit turk, Erdogan.

Lëmshi “Baily” në Maqedoni dhe një rol i Presidentit që vlen për t’u shënuar  

Postuar në 02 Shkurt, 2017 13:33

Agjencia maqedonase e informacionit MIA, raporton sot se pesë kongresmenë të Kongresit amerikan, në krye të cilëve është republikani Christopher Smith, kanë kërkuar nisjen e hetimeve për ambasadorin Jess Baily. Akuza është e paprecedentë: Bailly akuzohet se po ndjek lojën e Fondacionit Soros në Maqedoni, si në finacimin e mediave dhe OJQ-ve, ashtu edhe në mbajtjen e një qëndrimi partizan në negociatat për krijimin e qeverisë së re.

Të komunikosh shpresë dhe besim në kohën tonë*

Postuar në 25 Janar, 2017 08:27

"Mos ki frikë se unë jam me ty” (Is 43,5)

Pages

Subscribe to RSS - letra