ldk

Antiamerikanizmi dhe largimi i trupave të ShBA, gënjeshtra dhe politikë paniku e LDK-së

Postuar në 31 Mars, 2020 21:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot gjatë një interviste në KTV se sulmi i organizuar ndaj qeverisë së tij që çoi në mocion mosbesimi është bazuar mbi mashtrime publike. Duke folur për një prej tyre, paralajmërimin se ShBA do të tërheqë trupat nëse Prishtina nuk heq taksën ndaj mallrave serbe, Kurti ka thënë se ky fakt nuk ka qenë kurrë zyrtar, por vetëm shantazh për gënjyer shqiptarët dhe krijuar idenë e kursit antiamerikan të tij. 

Xhemijeti si pararendëse e LDK-së së Rugovës

Postuar në 02 Shkurt, 2020 20:05

 

Viteve të ‘90-ta një diplomat amerikan në Tiranë, më pat pyetur: A nuk është politika e Ibrahim Rugovës vazhdimësi e politikës së Ferat Dragës?.

Në atë kohë shumë pak nga ne kanë ditur se kush ka qenë Ferat Draga dhe kush ka qenë organizata “Xhemijet”. Në atë kohë e kam ditur që vëllai i madh i Feratit, Hajdini, moshatar Isa Boletinit, i lindur në vitin 1864, ka qenë pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës, ku është shpallur pavarësia e Shqipërisë dhe ai e ka përfaqësuar Mitrovicën dhe Sanxhakun e Novi Pazarit. Kjo në historiografinë tonë nuk është përmendur.

Kurti: Nuk e takoj Presidentin pa formuar shumicën parlamentare

Postuar në 29 Dhjetor, 2019 14:33

Kandidati për kryemonistër i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar sot përpara Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, arsyet se përse refuzoi ftesën e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi për takim konsultativ.

Mediat serbe spekullojnë se SHBA po zbaton skenarin "Gruevski" ndaj Albin Kurtit

Postuar në 08 Tetor, 2019 11:44

Një lëvizje pas zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës për rinumërim votash duket se njofton skenarë të mundshëm për të nxjerrë jashtë loje në formimin e qeverisë Lëvizjen Vetëvendosje. Së pari vetë kërkesa, ndonëse legjitime, hap spiralen e kontestimit dhe korrigjimit eventual të përqindjeve, ndërkohë që menjëherë sapo rezultati u u bë i qartë, nga Beogradi nisën intrigat dhe presionet.

Haradinaj i fton të gjithë në qeveri

Postuar në 15 Qershor, 2017 10:47

Kosova doli me një votë të fragmentuar nga zgjedhjet e së dielës, ku asnjë prej partive apo koalicioneve nuk bën dot qeverinë e vetme. Në këto kushte zgjidhjet që ofrohen nga ata që mund të quhen fitues orientohen drejt konjukturave që kanë për qëllim marrjen e pushtetit dhe ndarjen e pushtetit edhe me ata që mund të quhen kundërshtarë. Kështu kandidati i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj në një intervistë për Radion Europa e Lirë i fton të gjithë të bëhen pjesë e qeverisë, duke nisur nga koalicioni kundërshtar i udhëhequr nga LDK, Lëvizja Vetendosje dhe Lista Serbe.

Një film për Kosovën nga Spielberg

Postuar në 01 Prill, 2016 10:17

Steven Spielberg do të realizojë një film mbi Kosovën dhe konfliktin e saj të vitit 1999. Lajmi bëhet i ditur nga “Koha Ditore” e cila shkruan në numrin e sotshëm se nga komunikimi me “Amblin Entertainment”, kompanisë filmike të Spielbergut, është konfirmuar ky projekt. “Kosova është një rrëfim sa i ndërlikuar, aq edhe i thjeshtë. Ka të bëjë me një popull të shtypur që kërkon lirinë, dhe ajo kërkohet edhe me armë edhe me diplomaci.

Subscribe to RSS - ldk