Laguna Blu

“Aleksandër Frangaj do falenderuar se nxori në dritë kush janë analistët”

Postuar në 04 Nëntor, 2015 17:19

Çim Peka shkruan sot një opinion mbi situatën e krijuar në “Lagunën Blu”. Pasi bënë një parashtrim “prezantues” të Nikoll Lesit dhe Aleksandër Frangajt, si dy botuesit që kanë patur më shumë nën ndikim analistët e sotshëm që i ke ngado, Peka shtron një çështje që ka rëndësi: Pse këta analistë që janë lëshuar me logore kundër Frangajt, i cili tek e fundit është biznesmen, pra gdhihet e ngryset me idenë e parave, për një fushë në Lagunën Blu, aty ku edhe ndonjëri ka vetë shtëpi, nuk ndihet për ndërtimet që po bënë në Parkun e Tiranës, ndërtuesi i vilës së Edi Ramës në Surrel?

Intervista/Frangaj i përgjigjet nga portali i Fevziut Mero Bazes dhe Andi Bushatit për “Lagunën Blu”, por jo Partisë Demokratike

Postuar në 31 Tetor, 2015 20:55

I gjendur prej ditësh në fokus të mediave dhe analizave për një ndërtim në Golem, administratori i "TV Klan", Aleksandër Frangaj, u është përgjigjur komenteve në shtyp, por jo akuzave të ngritura nga Partia Demokratike për këtë çështje. Ai i quan shpifje pretendimet e gazetarëve Mero Baze e Andi Bushati se po favorizohet nga kryeministri për ndërtimin në fjalë.  

1. Ju jeni bërë ditët e fundit protagonist i një beteje mediatike që lidhet me Lagunën Blu. Pyetja e parë, pse nuk keni reaguar prej kaq ditësh dhe si qëndron e vërteta?

Subscribe to RSS - Laguna Blu