laguna

Gjykata e Apelit i heq lagunën e Patokut ish-deputetit socialist Armando Prenga

Postuar në 29 Shtator, 2016 21:52

Ish-deputeti socialist, Armando Prenga humbet licencën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ i marrë gjatë kësaj të enjte, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.  Me këtë vendim të Apelit, i cili është i formës së prerë, kjo lagunë rikthehet në përdorim të shtetit deri në momentin që do të shpallet një procedurë e re dhenie me qira për peshkatarët të cilët plotësojnë kushtet.

Të besosh ministrin Panariti kur thotë se nuk e dinte që fituesi i tenderit të Patokut ishte vëllai i deputetit...

Postuar në 08 Shtator, 2015 18:46

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se nuk e ka ditur që firma fituese e tenderit të shfrytëzimit të lagunës së Patokut është e vëllait të deputetit Prenga, raporton Tv Klan. Ky tender është shkaku i përplasjes së armatosur mes familjes Cali dhe deputetit Armando Prenga, e cila la 7 të plagosur. Tenderi i zhvilluar në muajin prill iu dha kompanisë së themeluar vetëm pak muaj më herët, “Tekni 01” të Eduard Prengës, vëllait të deputetit. Familja Cali akuzoi menjëherë Ministrinë e Bujqësisë për favorizim të kompanisë “Tekni 01” për shkak se pas saj qëndronte deputeti i mazhorancës.

Konflikti i fiseve Cali e Prenga për lagunën e Patokut

Postuar në 05 Shtator, 2015 19:48

Konflikti mes pjesëtarëve të fisit Cali, duket se e ka zanafillën në Prill të këtij viti, kur Ministria e Bujqësisë organizoi një tender për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut në Lac. Në garë morën pjesë dy firma Tenki-01 Shpk, me të vetmin aksioner Eduart Prengën, vëllain e Armando Prengës, dhe Cali Shpk, në pronësi të familjes Cali.

E para fitoi tenderin me 5 pikë më shumë se tjetra. Firma Cali në emër edhe të peshkatarëve konstestoi garën dhe tha se firma e vëllait të deputetit socialist ishte krijuar pak muaj para se të organizohej tenderi.

Subscribe to RSS - laguna