kushtetuta

Turqia po kalon tashmë një grusht shteti të ngadalësuar – nga Erdogani, jo nga ushtria

Postuar në 17 Korrik, 2016 17:22

Çfarë ndodh në Turqi është e rëndësishme. Ajo bën pjesë në G20-ën, në një pjesë të ndjeshme të botës dhe është në kufi me Irakun, Iranin dhe Sirinë. Turqia është një aset për aleatët e saj në NATO kur bëhet fjalë për të luajtur rol kyç në rajon. Mund të përbëjë përgjegjësi për ata, kur problemet e saj, si tensionet me popullatën kurde i kapërcejnë  kufijtë  e saj gjeografikë. Kështu ajo mund të kthehet në një lak në qafën e botës kur i duhet të vendosë, siç bëri ditën e premte, për të dëmtuar veten.

“Të gjithë” kundër vetingut në dorë të të huajve. Përveç kryeministrit

Postuar në 15 Korrik, 2016 15:15

Kryeministri Edi Rama mbetet thuajse vetëm në idenë e tij për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Përpos shumë zërave që dolën hapur sot, edhe Koço Kokëdhima, ish-deputet dhe njeri që pretendon se ka influencë mbi një apo dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ka folur sot përmes një editoriali të firmosur nga Genc Burimi.

Drafti “amerikan” i Kushtetutës në tryezat e deputetëve, miratohet futja në kalendar dhe votimi në 21 korrik (Rekomandimi)

Postuar në 30 Qershor, 2016 17:53

Parlamenti miratoi futjen në kalendarin e punimeve të kuvendit të draftit të ndryshimeve kushtetuese, i cili pritet të shyrtohet në seancën e 21 Korrikut, sipas afateve të përmendura edhe nga ambasadori amerikan..Sot mbi tryezën e punes së deputetëve është vendosur një botim të ri i Kushtetutës, primtuar nga ambasada amerikane në Tiranë. Drafti përmban një variant të përditësuar me amendamentet e reja që propozohen për t’u miratuar.

Blushi mbledh 10 deputetë, propozojnë zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe votimin e reformës me referendum

Postuar në 27 Qershor, 2016 11:59

Deputetët Agron Duka, Arta Dade, Ben Blushi, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Luljeta Arapi, Mimoza Hafizi, Nard Ndoka, Tahir Muhedini dhe Vangjel Dule i propozojnë parlamentit dy amendamente për ndryshimet në kushtetutë, me të cilat synojnë që ‘qendra’ e tyre të jetë populli.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja e PS-së, Mimiza Hafizi, e cila ka postuar njëherësh edhe propozimet konkrete, të mbështetura edhe nga deputeti i PD-së, Eduard Selami. Grupi prej 10 deputetesh kërkojnë që presidenti të zgjidhet nga populli.

Zv.kryeministri më i sinqertë se kryeministri: Ligji i dekriminalizimit, ekstrem dhe jo në respekt të Kushtetutës. Por ndoshta situata e meritonte atë

Postuar në 28 Maj, 2016 19:14

Rasti i ligjit të dekriminalizimit është ndoshta shembulli më i mirë sesi nevoja për mbrojtje dhe politika e mbrojtjes nga pala tjetër, prodhojnë një tretësirë juridike që zhvesh nga mbrojtja minimale edhe njerëz me pushtet. Është e vërtetë që nevoja për dekriminalizimin nuk mund të mohohet dhe se ligjërimi i saj është arritje për opozitën, por përmbajtja e ligjit është shumë e diskutueshme.

Për rishikimin e Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë

Postuar në 24 Maj, 2016 20:51

"Rregullat formale kanë rëndësi", deklarohet në një Raport të Komisionit të Venecias për Amendamentet Kushtetuese në Europë (CDL-AD (2010)001-e). E megjithatë, po të analizojmë ecurinë e procesit aktual të rishikimit të Kushtetutës në Shqipëri, duket se Komisioni i Venecias nuk e ka përfillur opinion e vet. Para se t'i kthehemi analizës përkatëse, le të shikojmë për një moment zhurmën e tanishme për domosdoshmërinë e miratimit të menjëhershëm të reformës kushtetuese.

Edukim fetar, apo njohuri mbi fenë?

Postuar në 08 Maj, 2016 14:50

Kur dëgjova në media se kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë deklaroi solemnisht: “Të futim edukimin fetar në shkollë, pasi kjo do t’i vaksinojë nxënësit kundër ekstremizmit”, me thënë të drejtën, si intelektual, studiues, mësues për 47 vjet, u shokova dhe nuk e kuptova.

Statusi i PS, nga Brioni i Nanos tek Donato i Ramës

Postuar në 10 Mars, 2016 14:24

Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë. Ka një ngjashmëri të pabesueshme si kryetarët e Partisë Socialiste blejnë kostumet me mënyrën si ndryshojnë statutin e partisë së tyre. Kjo ndodh sepse të dyja,  si statuti ashtu dhe kostumet zgjidhen në bazë të shijes dhe skrupullit njerëzor që kanë ose nuk kanë ata që vendosin.

M. i Drejtësisë, Manjani: “Është herët të flasim për përplasje President –Qeveri. Kreu i shtetit është në afatin kushtetues për dekretet”

Postuar në 19 Shkurt, 2016 21:32

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, një ndër juristët e mirë që ka mazhoranca dhe Parlamenti, mendon se President i Republikës është në afatin e tij kushtetues lidhur me dekretimin e dy ministrave të rinj, Ahmetaj dhe Ikonomi. Duke folur në emisionin “45 minuta” në “Report Tv”, Manjani u shpreh se: “Nuk ka një mosdekretim. Ka një ushtrim të kompetencave kushtetuese nga ana e Presidentit. Ashtu siç ka dhe një ushtrim të përgjegjësive kushtetuese nga ana e Kryeministrit, i cili ka për detyrë substanciale marrjen me detyrat e qeverisjes dhe të përbërjes së qeverisë.

Pages

Subscribe to RSS - kushtetuta