kushtetuta

4 prilli/Dashamir Shehi: Të caktohet në Kushtetutë krijimi i qeverive teknike në fund të çdo mandati qeverisës

Postuar në 05 Prill, 2017 09:49

Nuk mbarojnë çuditë e politikës shqiptare që është e obsesionuar me lirinë dhe ndershmërinë e votës. Dashamir Shehi, në politikë prej 25 vitesh dhe që dikur ka mbajtur funksione ekzekutive të larta, deputet dhe ligjvënës prej kohësh, ka sugjeruar që të sanksionohet në Kushtetutë që për 10-15 vitet e ardhshme, 2-3 muajt e fundit të mandatit qeverisës të krijohet një qeveri teknike.

Zgjidhjet kushtetuese për krizën

Postuar në 30 Mars, 2017 13:49

Që në shekullin XIII, në Angli u konfirmua e drejta e publikut për të detyruar mbretërit që të heqin dorë nga froni, si rrugëdalje dhe rrugëzgjidhje e krizave politike. Ky institut i të drejtës publike vepron rëndom në çdo vend demokratik, nga ajo kohë e deri më sot, në ndryshimin e ekzekutivëve jo të përgjegjshëm.

Rivali i Vuçiç në zgjedhjet presidenciale: Kosova nuk është pjesë e Serbisë

Postuar në 30 Mars, 2017 09:04

Gazeta “Zëri” në Kosovë pubklikon sot një intervistë me kandidatin për president të Serbisë, Nenad Çanak. Ai shfaqet me disa teza ndryshe në krahasim me ato të rivalëve të vet, kryesisht të kryeministrit aktual Aleksander Vuçiç, që e cilëson një politikan pragmatist.

Çanak thotë se nëse zgjidhet ai do të ndërmarrë ndryshimin e Kushtetutës dhe nxjerrjen e Kosovës prej saj, pasi siç shprehet ai “Kosova nuk është pjesë e Serbisë”.

Sinjale nga NATO kundër nismës së Thaçit për krijimin e Ushtrisë pa ndryshimin e Kushtetutës

Postuar në 13 Mars, 2017 10:16

Nisma e presidentit të Kosovës për tranformimin me ligj, të Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës, duket se ka jo pak kundërshtarë. Thaçi nuk është tërhequr as pas sinjaleve të ardhura nga SHBA, disa prej të cilave u raportuan edhe në media, e duket se nuk ka ndërmend të kthejë pa provuar votimin në Parlament të ligjit të propozuar, por duke anashkaluar ndryshimin e Kushtetutës. Sot gazeta “Zëri” i ka marrë një prononcim një zyrtari të lartë të NATO-s, emrin e të cilit nuk e bën publik, i cili nënvizon se nisma e Thaçit bart rreziqe për sigurinë.

Turqia drejt sulltanatit të Erdogan si realitet kushtetues

Postuar në 07 Mars, 2017 10:13

Me përdorimin e dhunës fizike  ndaj demonstruesve në parkun Gazi në Stamboll në periudhen 27 maj-15 qershor 2013 dhe rritjes së presionit ndaj fjalës së lirë dhe medias, u detyrova  për herë të pare në jetën time publicistike të shkruaja kundër politikës së Erdoganit, edhe pse  deri në atë kohë  kisha shumë rezerva për objketivat afatmesme dhe afatgjata të partisë  islamike që drejtohet prej tij.

Kushtetuta u ndryshua nga Berisha dhe Rama, por unë u distancova me Berishën

Postuar në 15 Shkurt, 2017 11:30

Bamir Topi, ish – president i vendit dhe aktualisht kryetar i një partie politike, i ka dhënë një intervistë Neës24, ku flet edhe për ndarjen me Berishën. Deklarimi i Topit ka rëndësi për të kuptuar simptomat që provokon Berisha te disa politikanë. Thotë Topi: 

Lëmshi “Baily” në Maqedoni dhe një rol i Presidentit që vlen për t’u shënuar  

Postuar në 02 Shkurt, 2017 13:33

Agjencia maqedonase e informacionit MIA, raporton sot se pesë kongresmenë të Kongresit amerikan, në krye të cilëve është republikani Christopher Smith, kanë kërkuar nisjen e hetimeve për ambasadorin Jess Baily. Akuza është e paprecedentë: Bailly akuzohet se po ndjek lojën e Fondacionit Soros në Maqedoni, si në finacimin e mediave dhe OJQ-ve, ashtu edhe në mbajtjen e një qëndrimi partizan në negociatat për krijimin e qeverisë së re.

Paqja e Astanas, Rusia propozon që Siria të mos jetë më Republikë Arabe në Kushtetutë

Postuar në 31 Janar, 2017 11:01

Bisedimet e paqes në Astana kanë prodhuar një Kushtetutë të re për Sirinë. Drafti është përgatitur nga Rusia dhe siç raporton agjencia ruse “Sputnik” ai priret nga sintetizimi I interesave të Damaskut zyrtar dhe opozitës siriane.

Regjistrim popullsie me policë te dera, leje për të ndryshuar vendbanim

Postuar në 30 Janar, 2017 14:26

Qeveria ka marrë përsipër të disiplinojë lëvizjet demografike të popullsisë dhe hartografinë urbane përmes një ligji që do të detyrojë qytetarët të marrin leje sa herë duan të ndryshojnë adresë. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri që sqaroi edhe rolin që do ketë policia në regjistrimin e ri të popullsisë.

Gjykata Kushtetuese mes histerikëve kronikë dhe Kushtetutës

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 17:37

Publikimi i opinionit të Komisionit të Venecias mbi kërkesën e bërë në adresë të saj nga Gjykata Kushtetuese për çështje të reformës në drejtësi, u pasua nga një seri deklaratash politike. Ambasadorët Lu dhe Vlahutin autorizuan deklarimet e para, ku me një gjuhë diplomatike, por të qartë, këshillonin Gjykatën sesi duhet të vepronte. Të bënte “leximin e duhur të opinioinit të Venecias”.

Pages

Subscribe to RSS - kushtetuta