kushtetuta
Presidenti serb: Duhet dialog i brendshëm për Kosovën dhe ndryshim i Kushtetutës
Vetëm një ditë pas betimit si President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një lëvizje politike që sinjalizon se investimi për të paqëtuar marrëdhëniet serbo-shqiptare mbetet i madh dhe rruga e vetme për paqen në rajon. Ai u betua duke përmendur edhe Kosovën si pjesë të Serbisë, pasi një gjë e tillë trajtohet në Kushtetutën serbe. Mirëpo në vizitën e tij në Pançevo, Vuçiç konfirmoi se është e nevojshme të hapet një dialog i brendshëm për Kosovën, dialog që duhet të elimonojë qasjet mitologjike, për të harmonizuar politikën e vendit me problemet e njerëzve dhe të drejtat e tyre.
Shahu i kryeministrit: Kushtetuta alibi, Gjin Gjoni shpresë
Pas heshtjes më shumë se një ditore Partia Demokratike ka zbardhur gjithë përmbajtjen e takimit me zv/ndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee dhe negociatat për krizën duke konfirmuar tërheqjen nga shumë prej kërkesave të saj. Në njoftim thuhet se diplomati amerikan i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, të cilit opozita i tha “po”.
Lëruani Kryeministrinë protestuesve...!
Në Kopenhagen, në një lagje mu në zemër të kryeqytetit, më kanë bërë përshtypje muret me grafite dhe ndërtesat e parestauruara, pikërisht në qendër të kryeqytetit. Pra, një kontrast me bukurinë dhe rregullin e këtij qyteti. Policia të paralajmëronte: Kujdes në këtë zonë, sepse popullohet nga hipitë. Banorët e kësaj zone ishin të rinj në vitet ‘60 kur shpërthyen protestat për liberalizim në të gjithë Evropën. Protestat ishin të dhunshme. Në Danimarkë ndodhi që këta të rinj të sulmonin këtë zonë dhe ta pushtonin. Mbretëresha urdhëroi policinë të mos ndërhynte.
Ivanov kërkon të tërhiqet platforma shqiptare
Përderisa nuk largohen pengesat ligjore dhe politike nuk mund ta jap mandatin për përbërjen e qeverisë së re. Kështu ka deklaruar presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, duke akuzuar edhe njëherë Tiranën zyrtare për krizën në Maqedoni. Sipas tij, platforma e gatuar në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë është një nga pengesat për zgjidhjen e krizës.
Legalizimi është antikushtetues
Në Shqipërinë e dhjetë- vjeçarit të fundit të shekullit XX dhe dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI u bë i zakontë fenomeni i pushtimit të tokës dhe ndërtimit të paligjshëm. Kjo gjendje fakti u zhvillua aq shumë sa në programin politik të Kuvendit u vendos rregullimi me ligj i gjithçkaje që ndodhi në kundërshtim me ligjin përgjatë 20 viteve. Për të zgjidhur këtë çështje Kuvendi miratoi Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (në vijim ligji i legalizimit).
Nuk ka asnjë arsye që të ligjërojë votime pa kandidat për president
Sot në disa media ka qarkulluar një mendim se procedura e zgjedhjes së presidentit mund të shërbejë për të provokuar zgjedhje të parakohshme, e për rrjedhim për të nxjerrë de facto pa vlerë Çadrën e protestës së PD-së. Ideja bazohet thjesht mbi procedurat e parashikuara nga Kushtetuta: tre raundet e para kërkojnë shumicë të cilësuar për zgjedhjen e një kandidati. Dy raundet e fundit kërkojnë shumicë të thjeshtë. Nëse opozita sërish nuk pranon atëherë kalohet në zgjedhje të parakohshme dhe KQZ-ja bën rivendosjen e afateve për regjistrim koalicionesh dhe subjektesh.
4 prilli/Dashamir Shehi: Të caktohet në Kushtetutë krijimi i qeverive teknike në fund të çdo mandati qeverisës
Nuk mbarojnë çuditë e politikës shqiptare që është e obsesionuar me lirinë dhe ndershmërinë e votës. Dashamir Shehi, në politikë prej 25 vitesh dhe që dikur ka mbajtur funksione ekzekutive të larta, deputet dhe ligjvënës prej kohësh, ka sugjeruar që të sanksionohet në Kushtetutë që për 10-15 vitet e ardhshme, 2-3 muajt e fundit të mandatit qeverisës të krijohet një qeveri teknike.
Zgjidhjet kushtetuese për krizën
Që në shekullin XIII, në Angli u konfirmua e drejta e publikut për të detyruar mbretërit që të heqin dorë nga froni, si rrugëdalje dhe rrugëzgjidhje e krizave politike. Ky institut i të drejtës publike vepron rëndom në çdo vend demokratik, nga ajo kohë e deri më sot, në ndryshimin e ekzekutivëve jo të përgjegjshëm.
Rivali i Vuçiç në zgjedhjet presidenciale: Kosova nuk është pjesë e Serbisë
Gazeta “Zëri” në Kosovë pubklikon sot një intervistë me kandidatin për president të Serbisë, Nenad Çanak. Ai shfaqet me disa teza ndryshe në krahasim me ato të rivalëve të vet, kryesisht të kryeministrit aktual Aleksander Vuçiç, që e cilëson një politikan pragmatist.
Çanak thotë se nëse zgjidhet ai do të ndërmarrë ndryshimin e Kushtetutës dhe nxjerrjen e Kosovës prej saj, pasi siç shprehet ai “Kosova nuk është pjesë e Serbisë”.
Sinjale nga NATO kundër nismës së Thaçit për krijimin e Ushtrisë pa ndryshimin e Kushtetutës
Nisma e presidentit të Kosovës për tranformimin me ligj, të Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës, duket se ka jo pak kundërshtarë. Thaçi nuk është tërhequr as pas sinjaleve të ardhura nga SHBA, disa prej të cilave u raportuan edhe në media, e duket se nuk ka ndërmend të kthejë pa provuar votimin në Parlament të ligjit të propozuar, por duke anashkaluar ndryshimin e Kushtetutës. Sot gazeta “Zëri” i ka marrë një prononcim një zyrtari të lartë të NATO-s, emrin e të cilit nuk e bën publik, i cili nënvizon se nisma e Thaçit bart rreziqe për sigurinë.