Kupa e Botës

Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Rumania, aplikim i përbashkët për Kupën e Botës 2030

Postuar në 02 Nëntor, 2018 14:11

Greqia, Bullgaria, Rumani dhe Serbia synojnë të marrin të drejtën e organizimit të Kupës së Botës në futboll që zhvillohet në vitin 2030. Të katërta vendet do të aplikojnë së bashku dhe për këtë është rënë dakord në takimin e presidentëve në Varna të Bullgarisë. 

Propozimi është bërë nga kryeministri grek, AlexisTsipras, ndërkohë që më herët një gjë të ngjashme, pra që në Ballkan të ketë një aktivitet të madh sportiv brenda dekadës që vjen, është bërë edhe nga presidenti bullgar, Rumen Radev. 

E meritonin! Për herë të dytë fitojnë Kupën e Botës

Postuar në 15 Korrik, 2018 20:13

20 vjet pas fitimit të Botërorit në turneun që organizoi vetë, Franca arriti të fitojë sërish Kupën e Botës 2018.

"Gjelat" mundën 4-2 Kroacinë në një finale spektakolare që dhuroi shumë emocione, duke u kurorëzuar për herë të dytë në historinë e tyre si kampion të Botës. 

Përballë një Kroacie luftarake dhe me futboll perfekt, por e lodhur nga ndeshjet e mëparshme, Franca kishte cilësinë, energjinë dhe përqendrimin për të arritur objektivin. Një shpërblim për teknikun Deshamp, i cili bëhet i treti që e fiton Kupën e Botës edhe si lojtar edhe si trajner.

Subscribe to RSS - Kupa e Botës