Kube

Në Kubë nisin protestat kundër regjimit komunist

Postuar në 12 Korrik, 2021 14:03

Mijëra kubanë janë mbledhur në një protestë të rrallë kundër qeverisë komuniste. Me parullën “Poshtë diktatura”, protestat antiqeveritare nisën në mënyrë krejt spontane në disa qytete, ndërsa vendi po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në 30 vitet e fundit.

Qindra marshuan në rrugët e Havanës duke kënduar “Duam liri”, ndërsa prezenca ushtarake shtohej para ndërtesave qeveritare. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe arrestoi dhjetë protestues.

Kubë, "dinastia" Castro del nga skena politike

Postuar në 17 Prill, 2021 03:45

Dinastia Castro duket se ka dorëzuar pushtetin në Kubë. Raul Castro, lideri 89 vjeçar i Partisë Komuniste, ka njoftuar gjatë punimeve të një kongresi se do të japë dorëheqjen nga posti.

Pasuesi i tij do të votohet në fund të këtij kongresi, gjatë të cilit Castro ka deklaruar se do t’ia lërë vendin “një brezi të ri plot pasion dhe shpirt anti-imperialist”.

Misteri i problemeve shëndetësore të diplomatëve amerikanë në Kubë

Postuar në 17 Shtator, 2017 16:23

Diçka misterioze po ndodh me diplomatët amerikanë në Havana të Kubës. Associated Pres shkruan së fundmi për hetimet që po kryhen nga pala amerikane rreth shkaqeve të simptomave që kanë prekur deri më tani 21 pjesëtarë të trupit diplomatik të SHBA në Kubë. Mjekët, shkencëtarët dhe analistët e shërbimeve sekrete nuk kanë qenë në gjendje të japin shpjegim se çfarë po ndodh ndonëse teoritë e tyre përfshijë armët elektromagnetike, pajisje përgjuese apo edhe një sulm zanor.

E keni në Kubë

Postuar në 14 Maj, 2016 19:43

Teksa rreth Klemend Balilit është ngritur një re e madhe misteri mbi vendodhjen e tij, ish-kryeministri Berisha shkruan se drejtori i shkarkuar i Transporteve, i cili akuzohet si një prej kokave të trafikut ndërkombëtar të drogës është larguar drejt Kubës. Berisha thotë se burime të mirënformuara njoftojnë se Balili eshte nisur per ne Hanoi nga do te kaloje direkt per ne Kube. Sipas tij Rama percolli me "nderime" shteterore dhe pa e regjistruar ne sistemin TIMS, Edeskobar-in drejt Kubes.

Subscribe to RSS - Kube