Kroacia

Mediat serbe konfirmojnë tezën e Kurtit/Kroacia do të ketë rol në krijimin e ushtrisë kosovare

Postuar në 10 Korrik, 2017 12:39

Disa ditë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, deklaroi se ushtria e Kosovës do të krijohet me ndihmën e Shqipërisë dhe të Kroacisë, gazeta serbe “Vecernje Novosti” ka shtuar disa sqarime të vetat referuar burimeve diplomatike dhe ushtarake. Sipas gazetës lajmi këtu është te angazhimi i Kroacisë, një vend me të cilin Serbia ka marrëdhënie komplekse dhe përballet në disa drejtime.

Konflikti kroato - slloven, si precedent për delimitimin e ujërave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë

Postuar në 06 Korrik, 2017 09:31

Prej disa ditësh në media është publikuar lajmi mbi vendimin e Gjykatës së Hagës për kufirin kroato-slloven që i jep të drejtë Sllovenisë për këtë çështje. Kroacia nuk e ka pranuar këtë vendin duke u tërhequr nga Gjykata dhe duke krijuar një precedent shumë delikat brenda hapësirës së BE-së. Sot Deutsche Welle, agjencia shtetërore gjermane, e sjell në vëmendje këtë temë duke cituar nënkryetarin e Parë të Komisionit Europian, holandezin Frans Timermans, i cili bën thirrje që të vendimi të pranohet.

Kroacia nuk njeh vendimin e Hagës për kufirin me Slloveninë

Postuar në 02 Korrik, 2017 15:56

Kroacia ka deklaruar se nuk do të njohë vendimin e Gjykatës së Hagës për çështjen e kufirit të saj me Slloveninë. Gjykata i dha kësaj të fundit dalje në ujërat ndërkombëtare, por sipas kroatëve vendimi i arbitrazhit kompromentohet nga kontaktet e një gjykatësi slloven në Hagë me një zyrtar të qeverisë së Lubjanës. 
Ky proces i tensionuar sipas ministrit të Jashtëm slloven Miro Cerar bllokon zgjerimin e mëtejshëm në BE.

Padi ndaj Kroacisë në SHBA

Postuar në 13 Mars, 2017 12:50

Një grup njerëzish, pasardhës të serbëve, romëve dhe hebrejve që kanë vuajtur pasojat e regjimit filonazis të ustashëve të Paveliçit në Kroaci, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë ngritur një padi në SHBA. Ata kërkojnë 3.5 miliardë dollarë kompensim për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga regjimi kroat i cili ngriti, drejtoi dhe administroi edhe kampe përqendrimi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja kroate, Vecernji List që thotë se akt padia e ngritur majin e vitit të kalur në Çikago, ka mbërritur në Zagreb përmes ambasadës amerikane.

BE i hap Serbisë kapitullin 26 të negociatave për anëtarësim

Postuar në 17 Janar, 2017 18:24

Teksa situata në rajon duke jo pak e tensionuar për shkak të raporteve të ndezura Prishtinë-Beograd, kjo nuk e pengon Serbinë të avancojë drejt Bashkimit Evropian. Së fundmi Kroacia dhe Bullgaria kanë dhënë zyrtarisht "dritën jeshile" për të hapur kapitullin 26 në negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE. B92 raporton se se grupi punues për zgjerim ka arritur më në fund pajtueshmërinë për hapjen e kapitullit 26 që ka të bëjë me arsimin dhe kulturën.

Bëmë gabim që njohëm Maqedoninë me emrin e saj

Postuar në 02 Janar, 2017 18:45

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka dhënë një intervistë agjencisë “Beta” përmes së cilës ka sqaruar disa drejtime të politikës së jashtme serbe në Ballkan. Ai ka folur për marrëdhëniet me Kosovën, me të cilën tha se duhet një zgjidhje permanente. Po kështu Daçiç ka komentuar zhvillimet në Kroaci, me rritjen e rolit të së djathtës dhe provokimet me natyrë historike.

Rikthimi i Neofashizmit në Kroaci

Postuar në 17 Dhjetor, 2016 16:03

Në Kroaci po merr formë gjithmonë e më shumë një frymë e re e Neofashizmit. Në këtë përfundim ka dalë kreu i Qendrës kundër Nazizmit, Efraim Zuroff, i cili thotë se kjo qasje mbështetet nga vetë autoritetet vendase.“Shembulli më konkret i kësaj është vizita e fundit e presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç në Kanada, e mbështjellë me flamurin kroat të regjimit Ustasha”-thotw Zuroff. Ai kujtoi se ky regjim ishte aleat me nazistët nga viti 1941 në vitin 1945, duke drejtuar kampe ekzekutimi për Hebrenjtë, Serbët dhe Romët. Çfarë mund të presim më shumë"-  Thotë Zuroff.  

Vetoja e parë ndaj Ballkanit Perëndimor: Kroacia bllokon Serbinë. Vuçic: “Kemi qenë të duruar. Do flasim ndryshe këtej e tutje”

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 10:39

Marrëdhëniet dypalëshe serbo-kroate kanë gjetur shprehje edhe në qëndrimin e Zagrebit ndaj procesit të integrimit të Serbisë. Kroacia ka vënë veton për hapjen e kapitulli 26 në negociatat e anëtarësimit mes Serbisë dhe Bashkimit Europian. Për këtë arsye, kryeministri serb, Alexander Vuçiç, ka bërë të ditur se ai nuk do të marrë pjesë në konferencën ndërqeveritare mes Serbisë dhe BE-së në Bruksel. Kjo ndonëse përfaqësuesja për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Federica Mogherini ka negociuar heqjen e vetos nga kroatët.

Standardi demokratik i “mikut Aleksandër”: Largohem nëse kandidati i partisë sime, humbet garën për President

Postuar në 23 Nëntor, 2016 14:39

Aleksandër Vuçiç ka hedhur poshtë zërat se ai do të garojë për president të Serbisë vitin që vjen. Në një intervistë për gazetën kroate, “Globus”, Vuçiç ka theksuar se ende nuk ka një emër për president nga partia e tij. Por qysh tani kryeministri serb ka deklaruar se nëse kanditati I partisë së tij SNS, humbet garën presidenciale, ai do të japë dorëheqjen si kryeministër.

Këshilltarë nga Kroacia për kryeministrin shqiptar. Sërish falas si Tony Blair?

Postuar në 07 Nëntor, 2016 15:42

Përveç Fate Velajt, kryeministri shqiptar në detyrë, Edi Rama, duket se preferon këshilltarë të huaj. Në fillim zgjodhi Tony Blair, pastaj u përfol Shakashvili, ish-president  Gjeorgjisë. Kuptohet të dy falas, në sajë të miqësisë strategjike me të dyja vendet.

Së fundmi këshilltarët po vijnë nga Kroacia.

Pages

Subscribe to RSS - Kroacia