kriza

Drejt deflacionit terminal

Postuar në 04 Maj, 2020 00:28

 

Përpjekjet e shëndetit publik për të kufizuar pandeminë e koronavirusit kanë sjellë kolapsin më të fortë ekonomik në histori dhe përpjekjet për ta kufizuar atë kolaps kanë sjellë eksperimente të pashembullta në politikën monetare. Rezerva Federale e ShBA-ve ka krijuar nëntë lehtësira të reja në formë kredish, në përpjekjet e saj për të furnizuar të gjithë botën me likuiditet dollari.

Propaganda fiton përherë mbi opozitarizmin e Llogjeve

Postuar në 03 Maj, 2020 14:02

Lexoni si fillon një lajm i raportuar sot: 

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit i dha mundësi Kryeministrit Edi Rama që të zgjerojë rolin e tij politik dhe institucional. Në këtë përfundim mbërrin një raport i fondacionit gjerman “Friedrich Ebert

Titulli i lajmit: RAPORTI: Pandemia në Shqipëri u përdor për zgjerimin e pushtetit

Dy propozime që duhen dëgjuar dhe një gënjeshtër

Postuar në 02 Maj, 2020 21:24

Ilir Beqja, ish-ministër Shëndetësie, aktualisht deputet i PS-së, ka përsëritur sot gjatë një interviste në “News24” idenë e tij për ulje pagash dhe pensionesh. Qasja e Beqjas është për t’u analizuar dhe nuk duhet konsideruar a priori. Thotë ish-ministri: 

Kriza tani është ekonomike

Postuar në 01 Maj, 2020 14:48

Pandemia e koronavirusit po jep efekte të dukshme në ekonominë globale. Eurozona ka shënuar një rënie prej 3.8% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2019, ndërkohë që prodhimi i përgjithshëm europian ra me 3.5%. 

 Kjo kosniderohet si rënia më e madhe që nga viti 1995 kur Eurostati nisi matjet në këtë drejtim. 

Papunësia në muajin mars arriti në 7.4% ndërkohë që një lajm i keq për Shqippërinë është goditja ekonomike në dy vende si Greqia dhe Italia me të cilët Shqipëria ka shkëmbime të larta tregëtare. 

Franca, teknikisht në recension ekonomik

Postuar në 30 Prill, 2020 13:22

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Francës ra me 5.8% krahasuar me 3 muaj më parë dhe ky katërmujor është i dyti radhazi në rënie pas katërmujorit të fundit të vitit 2019 kur rënia ishte 0.1%. 

BE duhet të emetojë obligacione të përhershme

Postuar në 27 Prill, 2020 13:47

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se Evropës do t’i duhen rreth 1 trilion € (1.1 trilion dollarë) për të luftuar pandeminë COVID-19. Këto para mund të përdoren për krijimin e një fondi evropian rimëkëmbjeje. Por nga do të vijnë këto para?

Kriza po shtron mendimet për rishikimin e rendit ndërkombëtar

Postuar në 26 Prill, 2020 19:03

I gjithë  sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare do të rishikohet pas kalimit të pandemisë së koronavirusit. Të paktën këtë mendon Rusia teksa ndihmësi i presidentit rus, Maxim Oreshkin ka shprehur nevojën e një ndryshimi. 

Të gjitha institucionet ndërkombëtare do të rikonceptohen. Them se ne do ta kalojmë këtë situatë krize dhe i gjithë sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare do të rishikohet seriozisht nga ky kënd i ri

është shprehur ai. 

Falë Zotit kemi Europën. Kriza provoi se kemi nevojë për më shumë Europë

Postuar në 24 Prill, 2020 16:55

Filozofi Benard Henri Levy ka dhënë një intervistë për gazetën “Kathimerini” përmes së cilës ka dhënë disa mendime për krizën aktuale të shkaktuar nga epidemia. Një entuziast i Europës, Levy thotë se tani është një moment që do të përcaktojë të ardhmen tonë. Dhe nëse gabojmë duke u mbyllur dhe tërhequr nga bota, ky do të jetë një moment vendimtar në atë që ai e quan “historia e rënies sonë”. 

Pse Amerika po nxit krizën në Kosovë?

Postuar në 21 Prill, 2020 21:38

 

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i shijon shumë marrëveshjet e mira, por përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar marrëveshje ndërkombëtare shpesh kanë dështuar. Pavarësisht kësaj, administrata e tij po kërkon të shënojë fitore në politikën e jashtme duke ndërmjetësuar një marrëveshje përfundimtare paqeje midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat kanë qenë në luftë në fund të viteve ‘90. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia dhe Rusia deri më tani nuk kanë pranuar t’u bashkohen Shteteve të Bashkuara dhe 100 vendeve të tjera në njohjen e saj si shtet.

Masa dhe Propozime për përballimin e pandemisë dhe pasojave të saj

Postuar në 20 Prill, 2020 14:30

Me njoftimet e para për pandeminë dhe rastet e coronavirusit në Europë filloi nga  shqiptarët dhe preokupimi për përhapjen e saj ndër ne, sepse  ishin të shumta kontaktet me vendet ku po shfaqej me probleme sëmundja; sidomos me hyrjen e  shkurtit kur filluan kthimet masive të bashkatdhetarëve kryesisht nga Italia dhe  Greqia. Shumë prej nesh përpiqeshin të informoheshin nëpërmjet mediave të huaja dhe websiteve të ndryshme për të mësuar dukurinë dhe  si mund të mbrohemi  e çfarë është e detyruar të bëj shteti, apo siç i themi ne, Qeveria dhe liderët.

Pages

Subscribe to RSS - kriza