kriza

Kriza, përkeqësohet gjendja financiare e individëve

Postuar në 20 Tetor, 2015 08:17

Bankat tregtare kanë raportuar se gjendja financiare e individëve është përkeqësuar edhe më shumë në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas “Monitor” duke raportuar standardet e kreditimit tek Banka e Shqipërisë, subjektet bankare kanë evidentuar se, përkeqësimi i gjendjes financiare të individëve ka dhënë ndikimin më madhor në moslehtësimin e kushteve të kredisë në tremujorin e tretë, me një ndikim negativ-13 për qind, niveli më i lartë në katër tremujorët e fundit.

Më mirë Ilir Meta, sesa Edi Rama

Postuar në 19 Tetor, 2015 11:44

Gjithë verën dhe sidomos këtë vjeshtë, thelbi i debateve politike në vend është përqendruar te konflikti Rama-Meta. Çështja shkoi deri aty, sa Spartak Braho, njeri i afërt i Ilir Metës, të flasë për komplot ndaj kreut të LSI-së. Një çështje për korrupsion masiv me mbledhjen e detyrimeve të CEZ, me marrëveshjen për t’u dhënë çekëve 90 milionë euro dhe shmangur arbitrazhin, ishte tagjia bazë e shtypit dhe e akuzave që mbajtën gjallë zhurmën e kësaj lufte.

“Edi Rama, ose do të pranojë shantazhin e Ilir Metës, ose duhet të bëjë zgjedhje të parakohshme”

Postuar në 18 Tetor, 2015 15:05

Shenasi Rama i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Sot”. Rama i përmbahet tezës së vet të njohur të parisë që gllabëroi çdo gjë, që lozi teatër me demokraci dhe zgjedhje, por që në fund është e njëjta fytyrë.

Siri, Rusia nga ajri Irani nga toka

Postuar në 15 Tetor, 2015 03:30

Në Siri duket se po lufton e gjitha bota. Fushata ajrore ruse, pason atë amerikane. Po kështu francezët dhe britanikët kanë deklaruar se do të godasin, teksa Turqia prej disa vitesh është e implikuar direkt në konflikt për shkak të çështjes kurde dhe ambicies së Erdogan për të rrëzuar presidentin sirian Bashar al – Assad.

Humbja e NATO-s po vjen

Postuar në 14 Tetor, 2015 13:48

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e themeluar më 1949, ka 28 anëtarë të përkushtuar ndaj sigurisë kolektive. Parashikimi: Deri në kohën që presidenti Obama largohet nga detyra më 2017, betimet e NATO-s për mbrojtje të përbashkët për të reaguar ndaj agresionit do të jenë ekspozuar si pavlerë. Objektivisht aleanca nuk do të ekzistojë më. Shkaktarët? Vladimir Putin – dhe Barack Obama.

Çudia nuk vijon më shumë se tri ditë

Postuar në 14 Tetor, 2015 13:39

Kjo është një fjalë e urtë, që lidhet me numrin magjik, 3. Si për shembull përkujtohen të tretat, apo në shprehjen e famshme “E treta e vërteta!”, apo ofshamat e mallkimeve: “Qofsh tri herë i mallkuar!”, apo urimet “Qofsh tri herë i bekuar!”, e të tjera si këto.

Pra, edhe Çudia nuk mund të vazhdojë më shumë se tri ditë. E kam fjalën për Kombëtaren, që u kualifikua në Europian. Mbas 60-70 vjetësh që kemi formalisht apo realisht klube sportive topshkelmuese, do hyjmë më në fund, një herë te porta e madhe e një kampionati. Kampionati europian i topshkelmuesëve .

Çmontimi i ministrit të Brendshëm

Postuar në 08 Tetor, 2015 18:00

Tani duket se kancelares i ka humbur durimi. Ajo ia hoqi ministrit të Brendshëm përgjegjësinë për politikën ndaj refugjatëve dhe e solli atë de facto në zyrën e kancelarit. Bashkëpunëtori më i afërt i saj, ministri pranë kancelarisë Peter Altmaier (CDU) do të jetë koordinator për refugjatët.

Me apo pa Ilir Metën

Postuar në 08 Tetor, 2015 12:15

Kryeministri Edi Rama po vazhdon të shmangë një qëndrim publik ndaj kërkesës së aleatit të tij të LSI për ndryshime në qeveri dhe po përpiqet të fitojë kohë duke u takuar me Ilir Metën në dy ditë, aq sa nuk është takuar në dy vjet.

Guvernatori Sejko: Nisma anti-informalitet, po analizojmë efektet

Postuar në 07 Tetor, 2015 07:54

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një intervistë për “Oran News” ka analizuar situatën ekonomike në vend, por edhe ndikimin e aksionit anti-informalitet në vend. Guvernatorit tha se janë duke u analizuar efektet e aksionit, megjithatë sipas tij nisma anti informalitet do të rrisë çmimet. Por Sejko argumentoi  se me rritjen e çmimit do të binte konsumi, çka do të ndikojë negativisht në ekonomi nëse aksioni do të jetë afatkshkurtër.

"Do të bëhet gjithçka e mundshme që Shengen të ruhet”

Postuar në 05 Tetor, 2015 13:34

Gjermania vendosi kontrollet në kufi duke pezulluar përkohësisht marrëveshjen Shengen të lëvizjes së lirë. Shumëkush mendon se ky është fundi i projektit europian, meqenëse kufijtë janë ata që kanë tipizuar identitetin shtetëror europian prej shekujsh. Mirëpo Shengen është një arritje e cila nuk mund të sakrifikohet për shkak të një krize të përkohshme, për më tepër që nuk e zgjidh problemin. Politiologu gjerman, Wichard Woyke, mendon se kjo arritje duhet ruajtur me çdo kusht. “Shengeni do tё thotё - pra liria e lёvizjes - njё avantazh i jashtёzakonshёm.

Pages

Subscribe to RSS - kriza