kriza

Të pathënat e “Pranverës Arabe” dhe ndryshimet në 2017

Postuar në 03 Janar, 2017 18:12

Kryengritjet arabe, të cilat Perëndimi i përcaktoi si  "Pranvera Arabe" për shumë arsye mund të mos kenë dhënë rezultatet e pritura në përmirësimin e kushteve ekonomike, politike dhe sociale të këtyre popujve. Por sqaruan shumë aspekte të turbullta që lidhen me strukturat dhe politikat e sistemit ndërkombëtar që u formuan në Lindjen e Mesme pas në vitin 1918 dhe  të themeluara zyrtarisht pas Luftës së Dytë Botërore.

Fund rolit “moderator” në rajon?

Postuar në 31 Dhjetor, 2016 12:50

Mediat maqedonase po i kushtojnë vëmendje lëvizjeve të përfaqësuesve politikë shqiptarë në vendin fqinj, prej të cilëve varet fati i qeverisë së ardhshme. Mënyra sesi po shihen ecejaket e Ali Ahmetit sidomos në Tiranë, në takimet e tij me kryeministrin shqiptar, në kujtojmë atë klimë që shoqëron në Shqipëri vizitat e Vangjel Dules në Athinë.

Dorëzohet Soros: Zero shpresa mbi BE-në. Elitat u vodhën demokracinë njerëzve

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 20:00

Një botë e trazuar. Madje më shumë se kaq ndoshta. George Soros ka publikuar një opinion të vetin në Project Syndicate ku apelon për mbrojtjen e shoqërisë së hapur,  që sipas tij kërcënohet nga forma të fashizmit dhe shtetet e tipit mafioz. Soros, vetë promovues i konceptit të shoqërisë së hapur që e huazoi nga mentori i tij Popper, pranon se kriza e shoqërive të sotme, edhe e modelit të shoqërisë së hapur, lidhet me dështimin e lidershipit për t’iu përgjigjr kërkesave dhe pritmërive të elektorati.

A mund ta udhëheqë Gjermania Europën?

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 11:43

Marcel Fratzscher, një ish-menaxher i lartë në Bankën Qendrore Evropiane dhe profesor i makroekonomisë dhe financave në Universitetin e Humboldt në Berlin shkruan në Project Syndicate për perspektivën e lidershipit gjerman në Europë. Sipas tij jo çdo gjë varet nga Berlini, pas roli drejtues i Gjermanisë duhet të miratohet nga partnerë të saj. Më poshtë një pjesë nga shkrimi: 

Kriza në Venezuela, femrat zgjedhin sterilizimin për të shmangur shtatëzaninë

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 11:12

Një pjesë e femrave në Venezuela po i drejtohen sterilizimit vullnetar për të shmangur shtatëzaninë e padëshiruar. “The Washington Post” referon në studim të “PLAFAM”, klinikës më të madhe për planfikimin familjar në këtë vend, sipas të cilës në krahasim me katër vite më parë, femrat që kërkojnë sterilizim është rritur me 23%.

Zaev kërkon nga shqiptarët të shpëtojnë Maqedoninë

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 19:15

Në kushtet kur Maqedonia nuk po gjej rrugëdalje nga kriza politike dhe kur kanë dalë në dritë skenarë për destabilizimin e vendit, lideri i opozitës maqedonas Zoran Zaev u bëri thirrje të gjitha partive që fituan mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit t’i bashkohen një koalicioni të madh kundër Nikolla Gruevskit. Zaev u shpreh se partitë duhet ta respektojnë vullnetin e popullit, ndërsa bashkëpunimi i tyre eventual me VMRO-DPMNE-në do të ishte koalicion për ruajtjen e regjimit dhe diktaturës.

Perëndimi ndalet në Bosfor. Plane për ndarjen e Turqisë?

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 12:52

Vrasja e ambasadorit rus në Truqi, Andrei Karlov, ka kanalizuar analizën drejt skenarëve gjeopolitikë. Si një akt me ngarkesa dhe mesazhe të shumëfishta, vrasja lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë që po ndodh në Siri, mpleksjen e shumë interesave aty, dështimin spektakolar të Perëndimit dhe në fund, por jo për nga rëndësia, me rolin që presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan po i jep vetes në rajon.

Erdogan: Qëllimi i ndërhyrjes sonë në Siri, vetëm rrëzimi i tiranit Bashar al Assad

Postuar në 29 Nëntor, 2016 23:58

Ndërhyrja në Siri u bë me qëllim rrëzimin e Bashar al Assad. Kjo është deklarata që presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka bërë sot gjatë një fjale në Simpoziumin për Platformën Ndërparlamentare të Jeruzalemit, zhvilluar në Stamboll.

I’m with HER!!! Unë jam me Hillary-n!!!

Postuar në 08 Nëntor, 2016 22:37

Amerikanët sot më shumë se kurrë janë në sprovë me intelektin e doktrinës së tyre!!!

Eksperimenti me Lindjen e Mesme/Mediat flasin për rënien e afërt të regjimit në Egjipt: “Al – Sisi më keq se Mubarak dhe Morsi”

Postuar në 22 Tetor, 2016 01:00

Ndërhyrja e koalicionit të drejtuar nga SHBA në Mosul është vlerësuar si një instrument presioni ndaj asaj që Rusia arrtiti në Siri dhe sidomos në Halep. Në përpjekje për të kompensuar humbjen në terren, perëndimorët mbyllën kufirin nga krahu iraken, duke spastruar Irakun nga ISIS dhe duke hapur rrugën për menaxhimin e situatës në vend.

Pages

Subscribe to RSS - kriza