kriza

Rrëshqitja e Maqedonisë, pritet ndërhyrja e amerikanëve

Postuar në 28 Prill, 2017 12:45

Ngjarjet e një dite më parë në Maqedoni ishin një paralajmërim i fortë se vendi fqinj mund të rrëshqasë kollaj drejt destabilitetit. Përplasja ka vënë përballë Nikolla Gruevskin, kryeministër i një dekade  dhe fitues i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe opozitën e drejtuar nga "filoperëndimori" Zoran Zaev. 

Ilir Meta intepreton krizën sipas halleve të LSI-së

Postuar në 27 Prill, 2017 00:19

Ilir Meta ka bërë sot një tjetër interpretim të situatës politike ku ndodhet vendi, duke etiketuar si shkaktar të krizës paktin kushtetues të vitit 2008 mes Ramës e Berishës dhe në veçanti ndryshimet në Kodin Zgjedhor që penalizonin partitë e vogla. Në funksion të kësaj akuze ishte dhe tryeza që ai thirri me partitë parlamentare për të ndërmarrë ndryshime në Kodin Zgjedhor, pas urdhrit të ndërkombëtarëve për t’u futur në zgjedhje edhe pa opozitën.

Pesë çështje që duhen zgjidhur pas dështimit të negociatave

Postuar në 25 Prill, 2017 23:22

Dështimi i neogciatave me ndërmjetësimin e huaj, përtej drafteve dhe veprimeve se kush doli i parë, kush tha çfarë, kanë rëndësi për persepktivën që krijojnë.

Monarkët e rinj të Shqipërisë

Postuar në 21 Prill, 2017 18:04

Neni 2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pohon se "Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit" (pika 1). Por me dashje, falë deformimit të sistemit zgjedhor, kryetarët e partive kanë rrëmbyer të gjithë autoritetin e duhur për të qenë të vetmit persona që  bëjnë listat e ligjvënësve të ardhshëm, pa asnjë proces demokratik, pa asnjë platformë, duke e shndërruar demokracinë në një kujtim të largët të saj. Në këtë mënyrë, sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i ka kaluar monarkëve të rinj të saj, kryetarëve të këqij të partive politike.

“Ne, Populli…” dhe ëndrra presidenciale, 1994

Postuar në 21 Prill, 2017 17:58

Do të mbeteni pa parlament, pa president, pa qeveri…Brukseli ia ka treguar qysh në fillim Tiranës fundin e kësaj krize. Deri tani kemi mbetur pa institucione të Drejtësisë, që duheshin ngritur sipas ndryshimeve në Kushtetutë, kur KLD ka mbaruar mandatin, (janë tejkaluar afatet për zgjedhjen e tyre). Tashmë skenarët janë hedhur në tavolinë dhe opozita intensifikon përpjekjet për realizimin e qëllimit të saj.

Shqipëria ngec sërish në llucën shekullore që krijon vetë

Postuar në 19 Prill, 2017 10:33

Lufta për pushtet fiton mbi demokracinë – Shqipëria shpërdoron shanset e saj”

Ky është titulli i një shkrimi të shkurtër, publikuar dje në “European Western Balkans”, një faqe e afërt me Brukselin dhe që ka për autore, Sarah Wohlfeld, zyrtare në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë në Qendrën “Alfred von Oppenheim” për Studime Politike Europiane.

Ivanov: Nuk e mandatoj koalicionin  Zaev -Ahmeti. Koalicioni VMRO-DPMNE – PDIU u prish nga një telefonatë

Postuar në 15 Prill, 2017 14:31

Presidenti maqedonas George Ivanov ka përsëritur edhe njëherë se dalja nga kriza politike ku ka hyrë vendi nuk mund të bëhet duket mandatuar Zoran Zaevin. Në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” Ivanov ka argumentuar me disa akrobaci “kushtetuese” se për cilat arsye nuk është mandatuar Zaev.

Ilir Meta, faktori kryesor në nxitjen e mëtejshme të krizës

Postuar në 15 Prill, 2017 12:42

Takimi i drejtuesve të koalicionit qeverisës ka përfunduar ashtu siç dinë t'i përfundojnë punët personat Edi Rama dhe Ilir Meta: përgjysmë. Pa një qëndrim për konfirmimin ose jo të koalicionit, kreu i LSI-së ka dalë nga takimi me oksigjenin e nevojshëm për të vijuar të minojë stabilitetin politik në emër të ambicies së tij që është e qartë: marrjen e karriges së kryeministrit. Ai ka deklaruar se çështja e koalicionit nuk është më e rëndësishmja, por në kuadër të nevojës për dialog, drejtuesit e mazhorancës kanë rënë dakord siç tha ai për: 

Mesazhe majtas dhe djathtas: E kaluara e një politikani nuk mund të mbajë peng vendin

Postuar në 09 Prill, 2017 13:24

Kreu i LSI-së ka vijuar edhe sot me presionin ndaj partnerit të tij në qeverisje duke folur edhe për lënie mandatesh. Në një takim me të rinj  në pallatin e sportit “Asllan Rusi”  Meta është shfaqur me tone konstruktive duke shtuar madje se lënia e mandateve mund të bëhet që Shqipëria të mos bëhet gazi i botës. 

PD-ja po i fal Ilir Metës opozitën

Postuar në 04 Prill, 2017 13:50

Ajo çfarë po ndodh aktualisht me PD-në dhe sidomos kreun e saj Lulzim Basha provon se zotëria në fjalë nuk është në gjendje dhe në lartësinë e detyrës që i është dhënë. Për më tepër që drejtimi i opozitës është parë përherë si mision më shumë sesa detyrë, duke invokuar këtu nevojën e përmbajtjes ndaj parimeve në politikë si prerogativë bazë dhe premisa për kultivimin e cilësive të liderit dhe suksesin afatgjatë të Politikave. Përgjigja e tij pozitive sot ndaj “ofertës” dinake të Ilir Metës, e cila është më shumë diversion ndaj Ramës, na jep një ilustrim të ri të faktit se z.

Pages

Subscribe to RSS - kriza