kriptomonedha

Diskutime që Mali i Zi të kthehet në qendër të Kriptomonedhave

Postuar në 08 Gusht, 2023 14:21

Media në rajon po raportojnë për disa lëvizje që sugjerojnë se Mali i Zi po mendon të legalizojë industrinë e kriptomonedhave. Opinionet duken të ndara sidomos për faktin e gjithëpranuar se kriptomonedhat krijojnë hapësirë për pastrim masiv të parave të zeza.

Mbeturinat elektronike, kriptomonedha ndot sa Holanda

Postuar në 22 Shtator, 2021 14:47

Përtej kostos së lartë, prodhimi i kriptomonedhës lë pas edhe ndotje. Përveç asaj që shkaktohet nga sasitë e mëdha të energjisë elektrike që harxhohen, kriptomonedha prodhon edhe atë që njihet si e-ndotja. Fjala është për mbeturinat elektronike, të cilat janë të barabarta me ato që prodhon Holanda.   

Sipas një përllogaritjeje që kanë bërë Alex de Vries dhe Christian Stoll, ato që njihen si minierat e kriptomonedhës prodhojnë çdo vit 30 700 ton mbeturina elektronike.

Kina bëhet shteti i parë që emeton kriptomonedhë

Postuar në 22 Qershor, 2021 13:44

Kina bëhet vendi i parë në botë që miraton një kriptomonedhë si monedhë zyrtare. Qeveria e Kinës njoftoi se firma e përzgjedhur për blerjen dhe tregtimin e monedhës së re është YuanPay Group. Shitjet e monedhës së Kinës filluan zyrtarisht 21 qershor të vitit 2021 dhe aktualisht këto monedha mund të blihen vetëm nga YuanPay Group.

Zëvendësministri kinez i Financave, Liu Kun, tha se vlera e monedhës së re është vetëm 0,12 jen.

Facebook krijon kriptomonedhën e vet. A do të paralajmërojë për rreziqe Banka e Shqipërisë?

Postuar në 18 Qershor, 2019 15:02

Drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg njofton sot përmes një shkrimi se kompania e tij ka ndërmend të hyjë në sektorin e kriptomonedhave. Libra quhet monedha e re e krijuar prej tij dhe Calibra quhet shërbimi ndihmës që mundëson transfertat duke nisur nga krijimi një portofoli dixhital që do të jetë aktiv në WhatsApp dhe Messenger.

Subscribe to RSS - kriptomonedha