krimet

Reagim i mërgatës shqiptare ndaj historianit Pëllumb Xhufi*

Postuar në 22 Prill, 2018 10:27

Para disa ditësh, Komuna e Skarbekut në Bruksel lajmëroi mbajtjen më 23 prill (të hënën), të një konference kushtuar Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë kombëtar. 

Në lajmërimin dhe ftesat e shpërndara bëhej me dije se ky aktivitet organizohej me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Belgjikë dhe se konferencierët-panelistë të përzgjedhur nga ambasada do të ishin zotërinjtë Pëllumb Xhufi, Lek Pervizi e Safet Kryemadhi.

Greqia refuzon pjesëmarrjen në konferencën për denoncimin e krimeve të komunizmit

Postuar në 19 Gusht, 2017 09:53

Presidenca estoneze e BE-së ka iniciuar një konferencë për denoncimin e krimeve të komunizmit. Mirëpo kundërshtimi nuk ka munguar edhe nga brenda BE-së. Greqia, përmes ministrit të saj të Drejtësisë, Stavros Kontonis, ka deklaruar se “nazizmi dhe komunizmi nuk janë të njëjtat pjesë të të njëjtit ekuacion”. 

Hetuesit e OKB-së, akuzë koalicionit të SHBA për fushatën ajrore në Raqqa

Postuar në 14 Qershor, 2017 12:55

Politika amerikane në Siri sulmohet së fundmi edhe nga Kombet e Bashkuara. BBC-ja nuk ka munguar të raportojë një raport të hetuesve për krimet nga OKB sipas të cilëve fushata ajrore e koalicionit të drejtuar nga SHBA në Raqqa ka sjellë humbje shokuese në jetë njerëzish. Koalicioni mbështet operacionet në terret të kurdëve dhe aleatëve arabë duke mundësuar që një formacion, Forcat Demokratike Siriane të fitojnë territor në perëndim, lindje dhe veri të Raqqas, i shpallur nga Shteti Islamik si kryeqytet I kalifatit.

Refleksion/Dramat pas tragjedive

Postuar në 17 Nëntor, 2015 15:22

Çdo nëntor është mirë të kujtojmë ato që ndodhën në 45 vjet të sundimit komunist. Kujtesa është mbrojtje, është mbrojtje ndaj së keqes. Kam lexuar dikur një shkrim të Bashkim Dizdarit në gazetën “Panorama” të 8 tetorit, 2012, me titull “Zogu dhe mendimi enverist për të”. Në të ndodhej kjo pjesë:

Zani i ndërgjegjes refuzon heshtjen

Postuar në 29 Shtator, 2015 10:44

Këto vitet e fundit në Republikën e Rusisë ka fillue nji lëvizje mbarëpopullore që synon inkurajimin për nji diskutim të krimeve komuniste gjatë periudhës ma të keqe të historisë ruse, vitet e satrapit aziatik, J.V.Stalin. Lëvizja ka përqafue nji “Projekt” për nderimin e kujtimit të viktimave.

Supermazhoranca që nuk bën dot as dordolecin!

Postuar në 07 Shtator, 2015 16:58

Shkruan Erjon Braçe sot në Facebook: “Të të kërkojë llogari banda “Berisha”!!Do vinte një ditë kjo, tamam kjo: Keqbërësit më të mëdhenj në këtë vend të merrnin guximin dhe të kërkonin “llogari”. Shihini: Janë të gjithë ish-ministrat e kamur të Sali Berishës, me të në krye. Abuzuan me detyrën, vodhën, u pasuruan duke vjedhur, vranë për të vjedhur dhe vranë për të mbajtur pushtetin që ju jepte mundësi për të vjedhur. Sot janë të gjithë “mbi ligjin”, jo “nën ligjin”!! Gëzojnë e shfrytëzojnë çdo pasuri që krijuan duke vjedhur dhe nuk kanë mbi kurriz asnjë akuzë penale!!

Pages

Subscribe to RSS - krimet