Krete

Tërmet me magnitudë 6.1 godet Kretën

Postuar në 27 Nëntor, 2019 13:51

Edhe Greqia është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 6.1. Shkencëtarët raportojnë se goditja u dha në orën 9.23, 74 km në veriperëndim të qytetit Hania në Kretë në thellësinë 74 km. Vala goditëse është ndjerë edhe në Peleoponez dhe në Atikë, ndonëse nuk janë raportuar dëme apo viktima. 

Kreu i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, Efthymios Lekkas ka deklaruar se tërmeti i Kretës nuk ka lidhje me tërmetin e datës 26 nëntor në Shqipëri dhe atë në Bosnje, 

Bunkeri gjerman i Kretës kthehet në muze

Postuar në 24 Maj, 2018 22:53

Një muze unik që shërben si retrospektivë për periudhën e pushtimit gjerman në Kretë u ngrit nga vullnetarë dhe donacione në Ano Platanias, pranë Chanias, në ishullin grek. Muzeu është vendosur në bunkerin gjerman të përdorur gjatë betejës së Kretës në 20 maj 1941.

Kujtimet dhe një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së asaj kohe janë "ringjallur" në një thellësi prej tetë metrash nën tokë , brenda tuneleve të gërmuara nga robërit e luftës  që ishin kapur gjermanët, të cilët përdorën tunelet për të magazinuar municion gjatë okupimit (1942-1945).

Në Kretë hidhet valle greke (Foto)

Postuar në 11 Nëntor, 2017 18:20

Pritet me shumë interes çfarë do të vendosë takimi i Kretës mes ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias.  Referuar burimeve diplomatike apo zërave pranë dy qeverive mediat kanë folur për një axhendë të hapur bisedimesh ku vend kryesor kanë zënë marrëveshja e kufirit detar dhe heqja e ligjit të luftës. I vetmi prononcim zyrtar ka qenë ai i ministrit grek Kotzias pasditen e së shtunës, pas përfundimit të një raundi bisedimesh dhe vizitës në shpellën e Zeusit në ishullin e Kretës.

S’ka bisedime për çamët në Kretë, zbardhet axhenda

Postuar në 09 Nëntor, 2017 11:34

Takimin disaditor mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias për të cilin kanë nisur përgatitjet nga kjo e enjte mediat greke e komentojnë si bisedime rraskapitëse që do të zgjasin deri të dielën me shpresën për të arritur progres në disa nga çështjet që ndajnë të dy palët.

Udhëzime nga Uashingtoni per takimin e Kretës

Postuar në 07 Nëntor, 2017 13:21

Ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të nisin të enjten takimin disaditor në Kretë, për të zgjidhur çështje të klasifikuara si të “vështira” mes dy vendeve. Takimin e konfirmoi për gazetën lokale Flash News.gr kryetari i bashkisë se Spithas ku do të mbahet takimi, Ioanis Stefanakis.

Subscribe to RSS - Krete