Krajka

Dosjet edhe po nuk u hapën, do të rrjedhin vetë

Postuar në 24 Janar, 2016 18:55

Përrallën erotike e nisi Gjergj Leka. I cili dikur, në agun e Demokracisë shqiptare, qëndronte mbi zhelnajën e përgjithshme të flokëve model Meduza dhe të golfeve ngjitur pas trupit e poshtë një xhakete çfarëdo. Një zhelnajë që ishte bileta e galerisë së një arti ku ishim autorë e protagonistë. Por ajo paskësh qenë vetëm dukja e një suksesi të paqenë, e një “civilizimi” prej letre karamelesh, e një kulture që na imponohet si prezervativ kur dalim jashtë.

Dosjet hapen live, Sherif Merdani: “Alida Hisku nuk është përdhunuar. Agim Krajka spiun i Sigurimit me pseudonimin “Belini”

Postuar në 26 Nëntor, 2015 10:46

Sa kohë që dosjet nuk do të hapen njësoj si pjesa tjetër e Europës Lindore, ato do të hapen në studio televizive. Dhe me të drejtë në një farë mënyre, pasi është e padurueshme që njerëz që deri më dje vendosnin me raportime në shërbimet sekrete, të vijojnë sot të japin leksione demokracie. Dhe një rast që me gjasë do të turbullojë ujëra është ai që ka përcjellë dje në “Opinion” Sherif Merdani, këngëtar i njohur dhe i burgosur politik në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Merdani ka rrëfyer edhe disa hollësi nga çështja “Hisku”: “Fenomeni ka ekzistuar, por në vitet ‘70 po ju them që JO.

Shërbimi sekret dinte gjithçka, Agim Krajka: Parashqevi Simaku flirtonte me një sigurims

Postuar në 30 Tetor, 2015 20:27

Kompozitori i njohur Agim Krajka i është bashkuar zërave që flasin për debatin se artistët kanë pasur marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit. Ndërsa ky debat është zgjeruar dhe me deklaratat e këngëtares Alida Hisku se sigurimsat përdhunonin gratë e burgosura, gazeta “Shqiptarja.com” ka intervistuar kompozitorin e parë të Hiskut, Agim Krajkën. Kjo intervistë hedh një dritë në çështjen e marrëdhënieve të Sigurimit të Shtetit me artistët. Në këndvështrimin e Agim Krajkës “i gjithë populli ishte nën thembrën e sigurimit të shtetit.

Subscribe to RSS - Krajka