Kotzias

Kotzias: Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë, ka zgjidhje për interpretimet ligjore që shqetësojnë palën shqiptare

Postuar në 22 Mars, 2016 11:20

Athina konsideron se "ligji i luftës" është pa fuqi dhe se mes dy vendeve nuk ka gjendje lufte. Pyetjes së një gazetari në konferencën e dy ministrave të jashtëm të hënën në Athinë, kreu i diplomacisë greke i përgjigj duke sjellë në vëmendje vendime apo traktate që rrëzojnë çdo pretendim për gjendje lufte mes dy vendeve. "Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë. Këtë e vërteton edhe deklarata e Këshillit të Ministrave në vitin 1987, e vërteton edhe traktati i miqësisë i vitit 1996.

Ministria e Jashtme greke çon në Bruksel ligjin Tahiri-Bushati për emigrantët

Postuar në 17 Mars, 2016 10:23

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i është përgjigjur zyrtarisht, pyetjes së nënkryetarit të Kuvendit grek, njëherësh edhe deputet i Partisë “Demokracia e Re” lidhur me pasojat mbi minoritetin grek të Ligjit për “Për regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Kotzias në përgjigjen e tij bën të ditur se shqetësimin për këtë ligj qeveria greke ia ka përcjellë edhe qeverisë shqiptare si dhe instancave europiane.

Përgjigjia e Ministrit:

Greqia përgatitet të mbajë 150 mijë emigrantë

Postuar në 03 Mars, 2016 09:22

Të paktën 70.000 refugjatë pritet të të qëndrojnë në Greqi vitet e ardhshme. Parashikimi, i shprehur nga ministri grek i emigracionit, Janis Muzalas, është argumentuar me situatën në kufirin me Maqedoninë, që Athina nuk mendon se do të ndryshojë.

Ballkani Perëndimor, shtojcë e Austrisë në politikën ndaj refugjatëve. Konferenca e Vjenës lë jashtë Greqinë

Postuar në 23 Shkurt, 2016 13:58

Nesër zhvillohet në Vjenë një konferencë e përbashkët mes Austrisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Bullgarinë, në nivel ministrash të Jashtëm dhe të Brendshëm. Takimi organizohet nga pala austriake dhe në të njoftohet se janë ftuar të marrin pjesë ministra nga Shqipëria, Bosnje - Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Serbia dhe Sllovenia.

Ahmeti, negociator mes Athinës e Shkupit për emrin e Maqedonisë

Postuar në 08 Janar, 2016 18:08

Kryetari i BDI Ali Ahmeti është takuar në Athinë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias. Takimi ishte pjesë e përpjekjeve për avancimin e procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Besimi dhe Musa Xhaferri, Ahmeti ka diskutuar për një orë e gjysmë me delegacionin grek.
Ali Ahmeti e ka cilësuar si të dobishëm dhe të rëndësishëm takimin, ku bisedimet janë shtrirë edhe më gjerë në marrëdhëniet dypalëshe. Por sigurisht, kryetema ka qenë çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Doli kundër linjës zyrtare për Shqipërinë e Maqedoninë, Kotzias pezulloi ambasadoren e përhershme të Greqisë në BE

Postuar në 18 Tetor, 2015 19:42

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është vënë në qendër të kritikave pas daljes në dritë të përplasjeve mes tij dhe ambasadores së përhershme të Greqisë në Bashkimin Evropian, Aleksandra Papadopulu. Gazeta “To Vima” shkruan se kjo përplasje është vetëm maja e ajsbergut të problemeve që po kalon ministria e Jashtme greke, si pasojë e vendimeve të ministrit Kotzias.

Siplomatja greke ka marrë urdhër të lërë misionin e saj në Bruksel dhe të kthehet në Athinë për të qënë në dispozicion të Ministrisë së Jashtme greke.

Pages

Subscribe to RSS - Kotzias