korydalos

Debate politike në Greqi për dy ditë leje për drejtuesin e burgosur të grupit “17 nëntori”

Postuar në 09 Nëntor, 2017 09:06

Mediat greke raportojnë se administrata e burgut të Korydalos në Greqi ka miratuar kërkesën për dy ditë leje për Dimitris Koufontinas, një nga figurat kyçe të grupit të majtë terrorist, “17 nëntori”.  Vendimi ka provokuar reagime të mëdha politike, për shkak se grupi në fjalë ka organizuar vrajse politikanësh, atashesh, biznesmenësh që nga themelimi i vet. Ai e mbante Greqinë prej kohësh në listën e vendeve me burim terrorizmi politik, ndërkohë që për vite të tëra autoritet nuk mundnin të arrestonin celulën vepruese.

Subscribe to RSS - korydalos