koronavirusi

Shkon në 170 numri i të vdekurve nga koronavirusi i Kinës. Shumica në moshën 65-80 vjeç

Postuar në 30 Janar, 2020 11:10

Shifrat e përhapjes dhe vdekshmërisë nga koronavirusi në Kinë kanë njohur rritje këto 24 orët e fundit. Raportohet se numri i të prekurve ka shkuar në 7 711, ndërkohë që janë 12 168 raste të tjera të dyshuara. Numri i të vdekurve ka shkuar në 170 dhe sipas ekspertëve kinezë kulmi i infeksionit do të jetë pas 10 ditësh, të infektuarit më të shumtë do të diagnostikohen në prill ose maj për të vazhduar me trajtim në muajt qershor – korrik.

Koronavirusi i Kinës, më pak agresiv se SARS. Shanse shumë të ulëta për epidemi në Europë

Postuar në 26 Janar, 2020 00:44

Kreu i njësisë së sëmundjeve infektive në spitalin Bichat-Claude Bernard në Paris, dr. Yazdan Yazdanpaneh është shprehur se koronavorusi që ka prekur rajonin Wuhan në Kinë është më pak agresiv se SARS që goditi Kinën në vitin 2012.

I cituar nga mediat franceze, ai ka deklaruar se Franca kishte marrë masa dhe se ka përgatitur edhe trajtimet. Në këtë spital janë shtruar dy persona që janë prekur nga virusi gjatë qëndrimit në Kinë. 

OBSH, në seancë emergjente për koronavirusin në Kinë

Postuar në 21 Janar, 2020 13:03

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mblidhet të mërkurën në seancë urgjente për të diskutuar shpërthimin e virusit në Kinë. Në takimin e paralajmëruar do të jenë prezent anëtarët e Komitetet të Masave Rregullatore Emergjente të Shëndetësisë dhe do të jenë këta që do të vendosin nëse shpërthimi në Kinë përbën një emergjencë shëndetësore ndërkombëtare.

Vendimi u mor pas autoritetet kineze deklaruan se virusi kalon nga personi në person dhe shkakton një lloj pneumonie. Ndërsa në Kinë kornavirusi është përhapur në disa qytete, jashtë saj raportohen katër raste.

Koronavirusi i ngjashëm me SARS. Në Kinë raportohet një tjetër person i vdekur

Postuar në 20 Janar, 2020 16:23

Kina ka njoftuar zyrtarisht se virusi i ngjashëm ne SARS është përhapur thuajse në të gjithë vendin përfshirë kryeqytetin Pekin.

Sot është raportuar se ka vdekur një person i tretë nga 140 raste të raportuara se janë prekur nga ky virus.

Fillimisht coronavirusi u konstatua në qytetin Wuhan dhe po aty janë raportuar shumë shpejt 136 raste të tjera që ngjajnë shumë në simptoma me Sindromën e Rëndimit Akut të Frymëmarjes – SARS, nga e cila vdiqën 650 persona në vitin 2012.

 

Pages

Subscribe to RSS - koronavirusi