koronavirusi

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli për vdekjen e parë nga koronavirusi në Durrës

Postuar në 11 Mars, 2020 14:54

Zv. Ministrja e Shëndetësisë, është pyetur për mungesën e pajisjeve në stafet mjekësore dhe ajo ka thënë se pajisja e stafeve që ofrojnë shërbime publike do të pasjisen me mjetet e nevojshme.

Edi Rama: Patrullim nga policia dhe policia ushtarake

Postuar në 11 Mars, 2020 13:34

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një videoje se masat e parashikuara përfshijnë nxjerrjen në rrugë të patrullave të policisë dhe policisë ushtarake për të kontrolluar çdo person që mund të ketë ardhur nga zonat e rrezikut epidemiologjik. Z. Rama ka paralajmëruar se për personat e ardhur nga Italia apo Greqia që do të shihen sërish në rrugë nga dita e nesërme do të gjobiten me 5000 euro gjobë.

Jemi në situatë lufte, ka thënë z. Rama.

Është personalisht dyfish i ekspozuar ndaj ndërlikimeve të koronavirusit

Postuar në 11 Mars, 2020 01:35

BBC-ja raporton se ministrja e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Nadine Dorries, ka rezultuar pozitive me koronavirus dhe i është nënshtruar procedurës së vetëizolimit. Ajo bëhet kështu e para anëtare e Parlamentit britanik që preket nga virusi që po përhapet me shpejtësi në mbarë botën. 

Pak ditë më parë edhe kreu i Partisë Demokratike në Itali deklaroi se ishte pozitiv, pa lënë mënjanë rastet e konstatuara në Iran. 

Video/Koronavirusi, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer refuzon t'i japë dorën kancelares Merkel

Postuar në 04 Mars, 2020 16:49

Mashtrimi me arrestimin, Henri Çili rezultoi me koronavirus. Po mbahet në karantinë

Postuar në 29 Shkurt, 2020 21:03

Arrestimi i botuesit dhe sipërmarrësit Henri Çili rezulton të jetë një mashtrim i ngritur në nivel shtetëror. Akuzat janë të stisura dhe sipas burimeve të sigurta për “Të Kripura”, Çili është ndalur pasi ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit. 

Sipas këtyre burimeve ai është paraqitur në spitalin infektiv për disa shqetësime pas vizitës në një spital privat në Tiranë. Testi pozitiv e bën z. Çili pacientin zero në Shqipëri dhe deformimi i çështjes ndaj tij u bë për të mos publikuar të vërtetën se koronavirusi është tashmë në Shqipëri. 

OBSh ngre në nivelin më të lartë emergjencën globale për koronavirusin

Postuar në 29 Shkurt, 2020 15:06

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur të premten nivelin e rrezikut global nga coronavirusi. Vendimi e ka klasifikuar epideminë si të nivelit më të lartë pas përhapjes së sëmundjes edhe në Afrikën Subsahariane. I vetmi rajon ku virusi nuk është shfaqur është Antarktida dhe deri më tani ka vrarë 2 800 njerëz në 84 mijë të infektuar. Vetëm në 24 orët e fundit, virusi ka prekur 9 vende të reja, por OBSH vlerëson se deri më tani virusi nuk përhapet lirisht, pra pa kontakt, çka jep shpresë për kufizimin e tij.

CoVid - 19 prek edhe Irakun, Kuvajtin,Bahreinin dhe Afganistanin

Postuar në 24 Shkurt, 2020 12:58

Iraku, Bahreini, Afganistani dhe Kuvajti kanë raportuar rastet e para të pacientëve me koronaviorus, që sipas tyre lidhen të gjithë me kontaktin me Iranin. Në Kuvajt u konstatuan tre raste mes 700 personave që u evakuuan nga qyteti verilindor i Iranit, Mashhad. Në Bahrein njoftimin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë që raportoi se një qytetar ka rezultuar pozitiv pasi ishte kthyer nga Irani.

Koronavirusi po troket në Shqipëri dhe nuk jemi gati*

Postuar në 22 Shkurt, 2020 15:23

 

Së bashku për të ruajtur sigurinë globale shëndetësore

Postuar në 04 Shkurt, 2020 11:46

 

Virusi i Kinës, OBSh shpall gjendje emergjence ndërkombëtare të shëndetit publik

Postuar në 30 Janar, 2020 22:33

Komiteti i Emergjencës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka vendosur sot të shpallë përhapjen e koronavirusit të Kinës, si Emergjencë Shëndetësore Ndërkombëtare. 

Në raportimin e vet përfaqësuesit kinezë kanë dhënë shifrat aktuale dhe masat e marra. Përveç të prekurve dhe të viktimave janë 124 të shëruar dhe që kanë lënë spitalin, ndërkohë që rreth 1300 persona të prekur janë rëndë. 

Pages

Subscribe to RSS - koronavirusi