korea e veriut

Test i ri nga Korea e Veriut – kryhet lëshimi i një rakete balistike nga një nëndetëse

Postuar në 24 Prill, 2016 11:41

“CNN” raporton se Korea e Veriut ka kryer sot lëshimin e një rakete balistike nga një nëndetëse në bregun lindor të gadishullit korean.  Lajmi është referuar nga zyrtarë të Koresë së Jugut spas të cilëve raketa ka fluturuar për 30 km, një test i pasuksesshëm siç cilësohet, pasi objektivi ishte për 300 km.  Gjithsesi agjencia koreanoveriore e lajmve “KCNA” raporton se testi ishte i suksessshëm dhe se ai u mbikëqyr personalisht nga lideri i vendit, Kikm Jong Un.

Supervullkani Paektu bashkon shkencëtarët koreanë me ata perëndimorë

Postuar në 15 Prill, 2016 21:21

Politika i mban larg vendet dhe shtetet, por potenciali i katastrofave natyrore, të mundshme kudo në Tokë, imponon të kundërtën. Në vitin 2014 u bë e njohur se një grup shkencëtarësh nga Perëndimi u lejuan të hynin në Korenë e Veriut për të studiuar situatën në Malin Paektu. Në këtë të fundit është, 1000 vjet më parë ka ndodhur shpërthimi i dytë më i madh vullkanik i regjistruar në histori dhe riaktivizimi i tij, me siguri që e tejkalon seriozitetin e shteteve që sot janë në dy anë të llogores.

Korea e Veriut paralajmëron gjendje urie masive

Postuar në 30 Mars, 2016 06:03

Linja politike e tensionimit me Perëndimin që oi bdjek Korea e Veriut, duke bërë teste armësh dhe mediatizuar stërvitje me skenarë bërthamorë ku goditet SHBA, ndoishta lidhet me situatën e rëndë ekonomike. Disa foto që janë publikuar së fundmi nga njerëz të ndryshëm që kanë qenë në shtetin e izoluar, dëshmojnë për një situatë që është tjetër nga ajo që regjimi përpiqet të paraqesë.

Një tërheqje me fitore e Rusisë nga Siria. Në konflikt edhe dy njësi koreanoveriore

Postuar në 23 Mars, 2016 23:56

Pse u tërhoq Vladimir Putin nga Siria? Kjo pyetje lidhet me një vendim të befasishëm të presidentit rus, para disa javësh dhe ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Shumica e mediave që marrin në analizë aktin e Kremlinit, nënvizojnë se Rusia nuk është tërhequr realisht nga Siria, por ka reduktuar praninë e saj. Gjithnjë duke vlerësuar se objektivi real i Kremlinit në Siri ishte mbajtja e Bashar al Assadit në pushtet, por jo në mënyrë të pakushtëzuar.

Gjyqi korean - 15 vjet me punë të rëndë për vjedhjen e një posteri

Postuar në 16 Mars, 2016 13:34

Otto Warmbier, student i Universitetit të Virgina, u dënua me 15 vjet punë të rëndë nga gjykata në Korenë e Veriut, pas akuzave për "krime të rënda kundër shtetit". Warmbier vodhi një baner nga një hotel.

Një buzëqeshje në Korenë e Veriut

Postuar në 22 Shkurt, 2016 17:18

David Guttenfelder është një fotograf i cili ka kaluar shumë kohë në Korenë e Veriut. Ai ka mbështetur hapjen e zyrës së Associated Press në Phenian dhe është ndër të paktët perëndimorë që njeh nga afër jetën ne shtetin aziatik. Disa foto të tij tregojnë një anë thetër të Koresë së Veriut, si investimet për fëmijët, sportin, apo edhe disa aspekte të traditës.

Burimi: National Geographic

Korea e Veriut kalon në veprim. Kryen lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi

Postuar në 07 Shkurt, 2016 02:47

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Korea e Veriu ka lëshuar sot një raketë me rreze të gjatë veprimi, e cila zyrtarisht është deklaruar se bëhet për të hedhur një satelit në orbitë. Japonia dhe Korea e Jugut kanë shprehur shqetësimin përmes autoriteteve më të larta të tyre institucionale, duke vlerësuar se lëshimi në fakt është një testim për lëshimin e raketave balisitike. Zyra e kryeministrit japonez përcolli një mesazh përmes “Twitter” ku deklaronte se trajektorja e “satelitit” shkon drejt rajonit të Okinavas.

I forti Kim Jong Un shfaqet në video duke parë testim rakete

Postuar në 09 Janar, 2016 12:44

Tri ditë pas Korea e Veriut njoftoi shpërthimin e një bombe me hidrogjen, është shpërndarë një tjetër video. Aty shfaqet kreu i shtetit Kim Jong Un duke parë një raketë që del nga uji shoqëruar me komente me tone luftarake. Në video thuhet se lëshimi i raketës dhe pamjet janë të muajit dhjetor 2015 dhe mendohet se testi është kryer afër Sipo, në Detin e Japonisë që lag Korenë e Veriut. Mediat koreanojugore thonë se video është një përpunim pamjesh nga disa teste, por jo një lëshim i suksesshëm nga një nëndetëse.

Korea e Veriut deklaron testimin e bombës me hidrogjen

Postuar në 06 Janar, 2016 17:02

Ka shumë diskutime rreth lajmit se Korea e Veriut ka kryer testin e bombës së parë me hidrogjen. Ka edhe një njoftim zyrtar për këtë, ndonëse prej disa burimeve mediatike dhe politike është folur për bllof.

Pages

Subscribe to RSS - korea e veriut