konsumi

Shenja jo të mira: Bie kërkesa për kredi nga biznesi

Postuar në 17 Tetor, 2015 15:34

Kërkesa e biznesit për kredi vijon të ulet për të tretin tremujor radhazi. Të dhënat dalin nga një vëzhgim i Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, janë bizneset e mëdha ato që kanë rrudhur kërkesën për kredi, në zërin e investimeve. Kurse biznesi i vogël dhe individët e kanë rritur atë. “Në fund të gushtit, stoku total i kredisë që bankat kanë dhënë për biznesin ra në 359.2 miliardë lekë nga 372.8 miliardë që ishte në gushtin e një viti më parë”, raporton banka.

Rritja ekonomike, Shano: Nuk tregon mirëqënie, konsumi është i ulët

Postuar në 08 Tetor, 2015 08:09

Sipas Institutit të Statistikave, ekonomia në tremujorin e dytë të vitit u rrit me 2.53% dhe rritja erdhi kryesisht nga sektori i ndërtimit. Komponenti i konsumit rezultoi në rënie për të dytin tremujor radhazi, ndërsa kontribuesi kryesor ishin investimet.

Ulet konsumi familjar, shqiptarët shpenzojnë vetëm për bukën e gojës

Postuar në 18 Shtator, 2015 10:22

Sipas të dhënave që bën publike INSTAT, shpenzimi mesatar mujor i familjeve shqiptare ka ardhur në rënie. Duket se edhe tani shqiptarët vazhdojnë të mendojnë dhe të shpenzojnë më shumë për ushqimin dhe më pak për elementët e tjera të jetës. Instituti i Statistikave publikoi të dhënat e buxhetit të familjeve për vitin 2014, që tregoi se një familje shqiptare shpenzon për konsum mesatarisht rreth 69 mijë lekë në muaj, shifër kjo pothuajse e njëjtë me atë që rezultoi në anketën e viteve 2006-­2007.

Pages

Subscribe to RSS - konsumi