konsumi

WEF sugjeron kufizimin e konsumit të viçit

Postuar në 05 Janar, 2019 15:27

Një studim i kryer në emër të WEF (Forumi Ekonomik Botëror) nga Oxford Martin School tregoi se 2.4% e vdekjeve në mbarë botën mund të ishin shmangur nëse do të ishte ulur konsumi i mishit, sidomos ai i viçit.

Në vendet e pasura ku rritet konsumi i mishit, përqindja e jetëve që mund të shpëtojnë shkon në 5%. Anketa nuk dha të dhëna specifike për numrin e njerëzve që vdesin çdo vit nga shkaqet ushqimore, por Forumi Ekonomik Botëror pohon se zëvendësimi i mishit me proteina të tjera "mund të parandalojë miliona vdekje të kota në vit".

Një eksperiment i dështuar me taksën progresive në Shqipëri

Postuar në 13 Prill, 2018 21:32

Duke lënë pas krizën ballkanike dhe globale të pas vitit 2010, dhe me thirrjet kontraverse politike se Shqipëria nga njëra anë i shpëtoi dhe nga ana tjetër pësoi rënien më të madhe ekonomike, 8 vite më pas me dy shifra krejt naive dhe po aq kontraverse, vendi ynë rezulton me rritje ekonomike 3.8 për qind dhe me 325 mijë banorë më pak.

Mizoria ndaj qenve dhe maceve në Korenë e Jugut

Postuar në 29 Qershor, 2017 12:23

Koreja e Jugut është vendi i vetëm në botë i njohur për konsumin e mishit të qenve. Mijëra fermerë mbarështojnë rreth 2.5 milion qen çdo vit, duke i mbyllur në kafaze të vogla. Fati i tyre është therja brutale në një nga tregjet e vendit ose thertoret.Shumica e njerëzve në Korenë e Jugut nuk hanë rregullisht mish qeni. Një pjesë e madhe e opinionit publik  po pajtohet me idenë se qentë janë miq  të njerëzve dhe se kanë nevojë për mbrojtje nga mizoria.

Sondazhi Follow Business Albania: Rritje e ngadaltë e konsumit

Postuar në 28 Tetor, 2016 22:43

Në vitet e fundit, rritja e konsumit privat në Shqipëri ka qënë më e ngadaltë se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Edhe në gjysmën e parë të këtij viti, rritja reale vjetore e konsumit final të popullatës ishte  2.7%, ndërkohë që rritja reale vjetore e ishte më e lartë , 3.1%.

Bie konsumi i popullatës, faktorët që ndikojnë

Postuar në 18 Prill, 2016 10:43

Konsumi i popullatës ka shënuar një rënie me gati 0.2% në vitin 2015, duke kaluar në territor negativ për herë të parë që nga viti 2010, kur dhe raportohet kjo e dhënë.

Zyrtare/Bilanc negativ në eksporte

Postuar në 29 Shkurt, 2016 15:46

Të dhënat e Institutit të Statistikave po dëshmojnë për prirje negative në ekonomi: rënie eksportesh, por edhe importi. Bilanci është negativ sidomos në eksporte që mendohet se buron nga rënia e çmimeve të naftës dhe të mineraleve në tregjet e huaja. “Për janarin e 2016-ës, rënia e eksporteve shqiptare arriti vlerat -7.8%, e krahasuar me dhjetorin, ulja thellohet me – 8.1%.

“Globalizim dhe dixhitalizim: Era e izolimit ka përfunduar”

Postuar në 24 Janar, 2016 15:14

Miliarderja kineze Zhang Xin, ka folur në një intervistë për gjermanen “Spiegel” rreth asaj që pritet ndodhë me ekonominë kineze. Sipas Xin, Kina duhet të kalojë drejt një ekonomie konsumi dhe shërbimesh, duke patur përherë parasysh se në botën që jetojmë: “Asnjë ekonomi, apo kompani, si dhe individ nuk mundet të zhvillojë plotësisht potencialin e vet pa përqafuar dy prirje themelore:  globalzim dhe dixhitalizim”. Në këtë kuptim, “Kina ka nevojë të vijojë të hapet dhe të ndërlidhet”. “Ajo ka nevojë të kuptojë se bota është bërë një. Era e izolimit ka përfunduar”, vijon miliarederja kineze.

Tregëtia me pakicë, 7.8% rritje

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 23:52

INSTAT-i njofton se në tremujorin e tretë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregëtinë me Pakicë është rritur 7,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Ndërkaq, në grupin e Tregëtisë me Pakicë, pa përfshirë këtu Tregëtinë me Pakicë të Hidrokarbureve, ky indeks ka pësuar një rritje prej 15,1 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Filozofia e Kafes Shqiptare

Postuar në 10 Nëntor, 2015 23:09

Shqiptarët e dashurojnë kafenë. Meqë vij nga Rusia, e cila njihet për obsesionin ndaj çajit, (Rusia renditet e dyta pas Kinës në sasinë e çajit të konsumuar për person, madje ne rusët pijmë çaj, në kuptimin e plotë të fjalës, 10 herë në ditë.) duke parë shqiptarët që shijojnë çdo gllënkë të ekspresit apo të kafes turke për orë të tëra duke marrë ftesa pafund nga njerëzit “të ulemi për kafe”, e gjitha kjo është një kontrast kulturor për mua.

Shqiptarët në Podiumin Evropian të Konsumit të Fasules

Postuar në 24 Tetor, 2015 15:56

“Lufta është vrasje, përjashto rastin kur jeta e një kombi vihet në rrezik”. Me këto fjalë e përkufizonte luftën Mustafa Kemal Ataturk, një strateg lufte me origjinë shqiptare dhe themelues i Turqisë Moderne. Por ushtarëve përveç guximit për t’u përballur me armikun u duhet edhe ushqim. Njeriu që hyri në histori jo vetëm si një ushtarak, por edhe si një politikan i shkëlqyer, luftoi në të dy kampet duke mbijetuar pikërisht falë një ushqimi që do t’ju lerë me gojë hapur. Pjata e preferuar e Ataturk ishin fasulet e bardha. I pëlqente aq shumë sa mund t’i konsumonte dhe disa herë në javë.

Pages

Subscribe to RSS - konsumi