konfrontimi

Shpërndahet pas konfrontimeve me policinë protesta në Tiranë

Postuar në 07 Maj, 2020 13:49

Protesta e thirrur në Tiranë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk është lejuar të zhvillohet. Policia është përpjekur të shpërndajë protestuesit, por ka hasur në kundërshtime, çka ka sjellë përplasje mes tyre.  Për disa minuta ka vijuar përplasja në qendër të Tiranës, ndërkohë që raportohet se policia ka shoqëruar në komisariat të paktën katër prej qytetarëve protestues. Protestuesit shprehen se kanë respektuar distancën prej 2 metrash nga njëri-tjetri, por policia pretendon të kundërtën. Në një njoftim në Facebook, ditë më parë, Aleanca njoftoi se protesta do të mbahej në sheshin Skëndë

Frikë për konfrontim në Maqedoni. Gruevski kërkon zgjedhje të parakohshme

Postuar në 05 Mars, 2017 12:19

Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, ka kërkuar që me zgjedhjet lokale që mbahen së afërmi në Maqedoni të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas kësaj partie prioritarizimi i platformës shqiptare ka ndryshuar raportet shtetërore dhe qytetarët kanë dalë në plan të dytë. 
Paralel me këtë qëndrim politik, duket se Gruevski ka mobilizuar edhe njerëzit e vet duke krijuar klimë tensioni dhe pasigurie. Kjo aq sa edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk jep shumë siguri nëse në vend nuk do të ketë përplasje fizike. 

Propozimi i Lavrov: “Zgjerimi i NATO-s drejt kufirit rus, shkaku i të gjitha tensioneve. Të krijojmë Unionin Euroaziatik”

Postuar në 04 Mars, 2016 04:32

Konflikti i fundit mes Rusisë dhe Perëndimit ka riaktivizuar shumë terma dhe ka gjallëruar shumë klishe që mendohej se ishin lënë pas. Që nga fjalimi i Vladimir Putinit në Munih në vitin 2007, Perëndimi nisi të shihte më qartë ambiciet e presidentit rus nën një prizëm imperial, njësoj si Bashkimin Sovjetik dikur. Ngjarjet e Gjerogjisë dhe Osetisë në gusht të vitit 2008 theksuan prirjen për ta parë Rusinë si një qendër që synonte rivalitetin me Perëndimin, ndërkohë që përballja në Ukrainë dhe në Siri i ka hapur letrat plotësisht.

Video/Konfrontim mes policisë kosovare dhe disa protestuesve nga Tirana

Postuar në 09 Janar, 2016 15:08

Vetëvendosje ka publikuar një video të konfrontimit në Morinë mes policisë kosovare dhe disa protestuesve nga Tirana që udhëtonin drejt Prishtinës, ku do të mbahej protesta e VV-së. Protesta u zhvillua në Prishtinë dhe VV pretendon se kanë marrë pjesë 100 mijë njerëz.

Subscribe to RSS - konfrontimi