konferenca

A do të propozohej dhe miratohej sot ligji "Për të drejtën e informimit"?*

Postuar në 15 Qershor, 2018 23:36

Jemi në vitin e katërt të zbatimit të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe natyrisht, kemi një bilanc dhe eksperiencë pune mbi të cilën mund të mbështetemi dhe të debatojmë. Kemi trajtuar rreth 2000 ankesa, 700 kërkesa për parashtrime drejtuar Autoriteteve Publike dhe 170 vendime, të cilat përbëjnë atë që mund të konsiderohet si jurisprudencë e Komisionerit, kemi vendime të Gjykatës Administrative në shumicë të fituara, disa edhe të rrëzuara, por njësoj të studjuara dhe të vlerësuara.

Përveç ligjit, kemi edhe disa akte të tjera që ndihmojnë në zbatimin e tij:

Reagim i mërgatës shqiptare ndaj historianit Pëllumb Xhufi*

Postuar në 22 Prill, 2018 10:27

Para disa ditësh, Komuna e Skarbekut në Bruksel lajmëroi mbajtjen më 23 prill (të hënën), të një konference kushtuar Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë kombëtar. 

Në lajmërimin dhe ftesat e shpërndara bëhej me dije se ky aktivitet organizohej me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Belgjikë dhe se konferencierët-panelistë të përzgjedhur nga ambasada do të ishin zotërinjtë Pëllumb Xhufi, Lek Pervizi e Safet Kryemadhi.

Arrestime "derrash" do ketë, përgjegjësia do jetë individuale

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 13:21

Ajo që dëgjuam nga kryeministri në konferencën e fundvitit, i cili supozohet se ka informacion më tepër për ccështjet e politikës dhe planeve të partnerëve është se arrestime funksionarësh publikë do kete, pavarësisht nga cili krah politik do jenë.

Presidenti shpreh rezerva për pavarësinë e Helidon Bendos në krye të SHISH

Postuar në 11 Dhjetor, 2017 12:40

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur sot për herë të parë për mosdekretimin e Helidon Bendos në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ. Ai është pyetur gjatë një konference për shtyp me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç, që ndodhet në një vizitë në Tiranë dhe ka dhënë këtë përgjigje: 

Nga protesta në sheshe te protestat para ambasadave*

Postuar në 06 Dhjetor, 2017 12:42

Para pak muajsh, disa qytetarë shqiptarë bënë një demonstratë për të shprehur indinjatën në lidhje me vendimin për prishjen e shtëpive të tyre që të ndërtohej një rrugë e re. Një demonstratë e tillë është e drejtë civile që ushtrohet nga qytetarët anembanë botës. Por, kjo demonstratë nuk u zhvillua përpara zyrës së Bashkisë apo Kryeministrisë; ajo u organizua përballë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Deputetja Duma bën lajm, propozon Parlament me dy dhoma

Postuar në 26 Nëntor, 2017 19:28

Grida Duma, deputete e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipëisë, ka dalë sot me një propozim, që nuk dihet nëse përfaqëson diçka nga mendimet politike të PD-së. Gjatë një fjale të mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare për Parlamentarizmin, Duma ka lëshuar shashkën e vjetër të një Parlamenti me dy dhoma.

"Lajme të mira për zgjerimin e BE-së në dy vitet e ardhshme"

Postuar në 14 Nëntor, 2017 11:56

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka deklaruar në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” se në dy vitet e ardhshme, do të ketë lajme të mira për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Për median dhe kundër medias

Postuar në 09 Nëntor, 2017 20:34

Po përcjellim më poshtë fjalën e kryeministrit Edi Rama, mbajtur sot në Konferencën “Ballkani Perëndimor në Ditën Ndërkombëtare të Medias”, zhvilluar në Tiranë. Meqenëse fjala e kryeministri ka provokuar debate, meqenëse është parë si sulm ndaj medias në vend se një kritikë, menduam të japim të plotë(minuta 8:30). 

Konferencë ndërkombëtare për t'iu përgjigjur "apokalipsit të antibiotikëve"

Postuar në 08 Tetor, 2017 14:54

Rezistenca ndaj antibiotikëve e baktereve që janë shkaktare infeksionesh në trupin e njeriut, ka detyruar mjekët të flasin për një epokë post-antibiotike, apo për një Apokalips të Antibiotikëve, sipas fjalëve të Sally Davies, përgjegjësja më e lartë britanike për mjekësëin.

Situata është bërë shqetësuese edhe më shumë pas një rasti në SHBA, pak muaj më parë, kur një grua e moshuar vdiq si pasojë e një infeksioni të marrë gjatë hospitalizimit në Indi, e që nuk u përmirësua as pas përdorimit të colistinit, “antibiotiku I fundit”.

Shqipëria i përgjigjet Trump: Do shtojmë shpenzimet ushtarake. Dhe një leksion për gjeopolitikën e rajonit

Postuar në 16 Shtator, 2017 11:00

Shqipëria do të rrisë shpenzimet ushtarake në kuadër të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi i saj në NATO. Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën e Komitetit të NATO-s që po mbahet këtë të shtunë në Tiranë, ka premtuar angazhime të reja nga vendi ynë, e madje edhe shtim trupash në Afganistan. 

Pages

Subscribe to RSS - konferenca