koncesion

PD: Shkelja në tenderin e rrugës Durrës-Kukës, ka fituar firma që do të marrë më shumë fond rimbursimi nga shteti

Postuar në 31 Korrik, 2016 13:12

Partia Demokratike tha sot se tenderi për dhënien me konçesion të Rrugës së Kombit është një aferë e pastër korruptive. Sipas saj qeveria ka shkelur kriterin ligjor në tender, që e kishte vendosur vetë, ku  përcaktohej se firma më e favorizuar në garë do te ishte ajo që do kërkonte me pak fond rimbursimi nga qeveria. “Edi Rama shpalli fituese kompaninë turke, edhe pse ka kërkuar 600 mijë euro më shumë fond rimbursimi se sa operatori tjetër në këtë garë”-thuhet në deklaratën e PD-së.

PD: Kush fshihet pas Portit të Karpenit? Për PD-në: Pse nuk votuat kundër?

Postuar në 29 Korrik, 2016 12:47

Partia Demokratike i kërkoi qeverisë të bëjë transparente kontratën për ndërtimin e një Porti të Ri në Karpen të Kavajës, investim që llogaritet në 5 miliardë dollarë. Por opozita hedh dyshime se pas këtij projekti fshihen interesa klienteliste të qeverisë. "Fillimisht, Edi Rama ia dha këto 1700 hektarë kompanisë “Star Bridge Port Development Ltd”, me qendër në Britani, e cila rezultoi me një kapital prej 100 paundësh. Ia dha kompanisë me 100 paund, me ca copa letrash ku flitej për ndërtimin e një kompleksi laraman, me lloj lloj objektesh të planifikuara aty.

8 rrugët kombëtare me pagesë, tarifimi në tre faza

Postuar në 27 Korrik, 2016 10:14

Qeveria ka parashikuar 8 rrugë kombëtare për t’i kthyer me pagesë. Strategjia e taksimit të rrugëve të hartuar nga BERZH-i rekomandon se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0,5 euro cent në 3,5 euro cent për kilometër.
Në strategji rekomandohet që aplikimi i taksimit për koncesionin e rrugëve të zhvillohet gradualisht, në 3 faza. Për zbatimin e menjëhershëm, rekomandohet vendosja e taksës në rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar, shkruan Panorama.

Kërkimet për gazin e Divjakës i janë dhënë një kompanie në vështirësi financiare?

Postuar në 27 Qershor, 2016 22:26

Në 14 maj të këtij viti qeveria  njoftoi zyrtarisht kompaninë kanadeze Zenith Energy Ltd si fituese e koncesionit për kërkimit të naftës dhe gazit në “Bllokun C” që përfshin fushën e pasur të gazit në Divjakë-Ballaj, me rreth 2.2 miliardë metra kub gaz (Burimi: Albpetrol sha). Një tjetër konçesion si “Blloku 4”, iu dha degës në Shqipëri të kompanisë “Shell”, që është tërësisht në pronësi të familjes mbretërore të Holandës, e cila gjithashtu, së fundmi ka marrë një tjetër vendburim të naftës shqiptare bashkë me kompaninë e vogël kanadeze “Petromanas Energy Inc.”.

Fantazma e TEC-it të Vlorës, Gjiknuri paralajmëron dhënien me konçesion

Postuar në 24 Maj, 2016 11:17

Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri ishte i pranishëm sot në forumin “Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit”. Në fjalën e mbajtur ministri deklaroi se me rëndësi për vendin tonë është projekti për interkonjuksionin Shqipëri-Kosovë, duke  bërë me dije se shumë shpejt do të vihet në funksion TEC-i i Vlorës përmes partneritetit publik privat.

E vërteta për mbledhjen elektronike të TVSH-së. Rama: Sistemi sot ka probleme

Postuar në 26 Shkurt, 2016 13:20

Në intervistën për Top Story kryeministri Rama ka folur edhe për partneritetin publik privat në administrimin e TVSH-së, duke pranuar se sistemi akual ka shumë probleme me raportimin e të dhënave on-lin.

Hapet sërish tenderi për rrugën Durrës-Kukës

Postuar në 10 Shkurt, 2016 16:00

Dështoi në përpjekjen e parë, por provon sërish. Ministria e Transporteve ka publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe në gazetën “Financial Times” hapejn e tenderit ndërkombëtar për rrugën Durrës-Kukës. Afati i kontratës është parashikuar 30 vjet dhe parashikon mirëmbajtje dhe investim për ndërtim. “Koncesionari te mbledhë e te mbaje te ardhurat nga rruga dhe ne këmbim te kësaj, duhet te financoje përmirësimin e autostradës, te ndërtoje nje ure mbi lumin Drin ne Kukës dhe te zbatoje punimet me urgjente te stabilizimit te saj.

Veliaj, gati një tjetër parkim me konçesion te Stacioni i Trenit

Postuar në 10 Janar, 2016 11:44

Pa u shuajtur akoma jehona e parkimit nëntokësor te Parku Rinia, Erion Veliaj njoftoi edhe ndërtimin e një parkimi tjetër publik në zonën ku do të shtrihet Bulevardi i Ri.
“Jemi të vendosur që të ecim me po të njëjtin ritëm edhe gjatë vitit 2016. Ambicia jonë është që brenda këtij viti, ne të kemi filluar punimet e parkingut nëntokësor për 400 makina, në zonën ku Unaza dhe ish-stacioni i Trenit puqet me Bulevardin e Ri. Kemi vendosur për një hapësirë për trenin që do të mbërrijë në Tiranë, si një stacion terminal, por jo si një parking vagonash”, theksoi Veliaj.

Pages

Subscribe to RSS - koncesion