komisionet parlamentare

PD duhet të sqarojë: Me çfarë e shantazhon ministri i Brendshëm Kryeministrin?

Postuar në 29 Maj, 2018 10:44

Nisi me një audiopërgjim të transmetuar nga selia e partisë, vijoi me një protestë që u trumbetua si prag revolucioni, po vazhdon me karikaturën politike në komisionet parlamentare.

Partia Demokratike dështoi në menaxhimin dhe kapitalizimin e çështjes “Xhafa”. Akuza pas akuzash, në thelb të aksionit të saj mbeti dëshira për të larguar ministrin e Brendshëm dhe një mori spekullimesh të cilat me kokfortësi i quan fakte të pakundërshtueshme. Më keq akoma, PD-ja nuk është në gjendje të prodhojë edhe artikulime orgjinale por shërbehet me kontributet e mediave.

Qeveria zvarrit komisionet e "Vetingut"

Postuar në 19 Shtator, 2017 16:32

Në ditën e dytë të punimeve të komisioneve parlamentare, kanë nisur edhe përplasjet e para. Qeveria nis zvarritjen e procedurave për krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Kërkon rishikim të strukturave të këtyre institucioneve. Ndërkohë deputetët kërkojnë garanci.

Subscribe to RSS - komisionet parlamentare