kometa

Kometa që nxiti agimin e qytetërimit

Postuar në 28 Qershor, 2023 15:45

Ka dakordësi të komunitetit shkencor në lidhje me një asteroid, i cili mendohet se ka qenë shkak i zhdukjes së dinosaurëve. Por a ka gjasa që një event i tillë kozmik të ketë pasur efektin e kundërt tek njerëzit duke nxitur agimin e qytetërimit?

Ka një hipotezë të re, e cila po merr mbështetje të gjerë, që sugjeron se ishte një kometë ajo që e bëri këtë rreth 13 000 vjet më parë. Studimi mbi të cilin bazohet është botuar në Earth-Science Reviews.

Kometa më e madhe e zbuluar ndonjëherë kthehet “në shtëpi”

Postuar në 12 Korrik, 2021 19:29

Kometa më e madhe e zbuluar në kohët moderne pritet t’i afrohet Diellit në vitin 2031. Trupi qiellor me përmasa sa 1000-fishi i një komete të zakonshme është zbuluar falë një analize që dy profesorë të Universitetit të Pensilvanisë u bënë të dhënave që janë mbledhur përgjatë gjashtë viteve të fundit nga programi Dark Energy Survey (Vëzhgim mbi energjinë e errët). Kometa Bernardinelli-Bernstein, sipas emrave të profesorëve në fjalë (Pedro Bernardinelli dhe Gary Bernstein) ka një orbitë jashtëzakonisht të zgjatur, që do të thotë se i duhen miliona vjet për ta përshkuar.

"Brenda kometës Churyumov-Gerasimenko(video)

Postuar në 02 Mars, 2020 15:46

Videoja është realizuar nga 400 mijë fotot e marra nga sonda "Rosetta".

Zbulohet objekti i dytë që hyn në sistemin diellor nga jashtë

Postuar në 12 Shtator, 2019 16:18

Një astronom amator nga Ukraina, Gennady Borisov, ka zbuluar një kometë që nuk është nga sistemi ynë diellor. Emri që i është dhënë kometës nga shkencëtarët pas verifikimit është C/2019Q4(Borisov) dhe ajo lëviz shumë shpejt për t’u bjerë nën ndikimin e graviteti i Diellit.

Zbulohet vëllai i madh i Kometës “Halley”

Postuar në 10 Shkurt, 2017 20:54

Një grup astronomësh në Gjermani kanë bërë një zbulim që mund të hedhë dritë mbi krijimin e jetës në tokë, miliarda vjet më parë. Duke përdorur teleskopin hapsinor të NASA-s, Habëll ata zbuluan një objekt gjigant, i ngjashëm me kometën, i cili përmban elementët themelorë të jetës, ujin, nitrogjenin, karbonin, oksigjenin dhe sulfurin.

Objekti u pikas pranë një xhuxhi të bardhë, rreth 170 vite dritë larg Tokës. Sipas shkencëtarëve ai është i ngjashëm me kometën e famshme Halley, por afërsisht 100 mijë herë më i madh dhe përmban më shumë ujë.

Video/"Vdekja" e kometës Kreuz e tërhequr nga Dielli

Postuar në 16 Shtator, 2015 22:56

Pamjet janë kapur nga NASA/ESA Solar/Heliospheric Observatory. Mendohet që kometa kamikaze është Kreuz.

Subscribe to RSS - kometa